E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashamir Ohri Une komandanti i Pashalimanit ju tregoj te vertetat e perplasjeve me sovjetiket

Komandanti i bazes se nendeteseve ne vitet 60 tregon ngjarjet e nxehta me sovjetiket. Si u be konsulent i filmit artistik Balle per balle ku Bujar Lako do te lozte rolin e tij

Kush eshte Dashamir Ohri

middot Behet e ditur gjithashtu se njerku i Dashamir Ohrit ka qene pikerisht djali i Ismail Qemalit.

middot Ai ishte komandanti i bazes se nendeteseve te Pashalimanit pikerisht ne periudhen kur ishte krijuar konflikti i madh me aleatin e atehershem Bashkimin Sovjetik.

middot Por Dashamir Ohri eshte dhe nje nga 17 oficeret e pare shqiptare qe ka mbaruar studimet ne vitin 1947 ne ish-Jugosllavi.

middot Eumlshte nderkohe edhe nje nga specialistet e pare te pergatitur ne ish-Bashkimin Sovjetik dhe me pas nje nder personat e pare i pergatitur per nendetese po ne ish-Bashkimin Sovjetik.

middot Dashamir Ohri ka qene pikerisht komandanti i nendeteses se pare shqiptare te ardhur me nje katershe nga Bashkimi Sovjetik.

HYRJE

Dashamir Ohri eshte nje nga veteranet e vecante qe njeh historia e Flotes Luftarake Detare e vendit tone. Ai eshte komandanti i bazes se nendeteseve te Pashalimanit pikerisht ne periudhen kur ishte krijuar konflikti i madh me aleatin e hershem Bashkimin Sovjetik. Figuren e Dashamir Ohrit e ndeshim ne rolin e spikatur te komandantit shqiptar te bazes se Pashalimanit te luajtur me aq mjeshteri nga aktori i famshem Bujar Lako te filmi artistik kushtuar atyre momenteve Balle per balle. Por Dashamir Ohri eshte dhe nje nga 17 oficeret e pare shqiptare qe ka mbaruar studimet ne vitin 1947 ne ish-Jugosllavi ashtu sic eshte dhe nje nga specialistet e pare te pergatitur ne ish-Bashkimin Sovjetik dhe me pas nje nder personat e pare i pergatitur per nendetese po ne ish-Bashkimin Sovjetik ka dale ne peseshen e trete te shkolles se nendeteseve. Keshtu ai me bekgraundin e tij historik shenon edhe nje te dhene tjeter pasi ka qene pikerisht dhe komandanti i nendeteses se pare shqiptare te ardhur me nje katershe nga Bashkimi Sovjetik. Dashamiri ka drejtuar detyra te tilla qe nga komandant i nje nendeteseje dhe deri te komandant i grupit te tyre apo zv.komandant i brigades se nendeteseve dhe me pas komandant si dhe detyren teper te larte te zv.komandant i Flotes Luftarake te Shqiperise. Me pas me mosperfillje ai si dhe shume shoke bashkekohes eshte hedhur poshte nga shteti i tij pikerisht ne moshen 52-vjecare kur kishte mundesite me te mira fizike dhe profesionale per ti sherbyer shtetit te vet.

Dashamir Ohri ka nderruar jete vetem pak muaj me pare duke lene ne doren time per opinionin e gjere nje grumbull deshmish teper interesante nga te cilat qe kur ai jetonte une kam bere te njohura per publikun shume prej ketyre detajeve. Nderkohe qe sot nepermjet faqeve te gazetes Standard po bej te njohura per opinionin shume histori interesante te treguara me shume pasion dhe profesionalizem prej specialisti nendetesesh.

Sot qe ai nuk jeton me une si gazetar ndihem mire qe coj ne driten e botimit cdo detaj te jetes se tij prej ushtaraku lundruesish nendetare per vete faktin se i konsideroj si nje moment amaneti aq me shume qe personalisht munda te bej edhe nje kontakt te fundit me te per ta takuar edhe njehere kur mesova se jetonte oret e fundit te jetes.

Por cfare ai me ka treguar personalisht per ditet e nxehta te perplasjeve me sovjetiket vetem pak kohe para se te nderronte jete le ta ndjekim ne intervisten e meposhtme.

Zoti Ohri ju keni qene komandanti i bazes se Pashalimanit nga pala shqiptare ne vitin 1961 kur ishin konfliktet e njohura me sovjetiket

Une kam qene faktikisht komandanti i brigades se nendeteseve tona.

Pra roli i Bujar Lakos ne filmin artistik Balle per balle ju dedikohet juve

Si pozicion detyre po. Ndersa si subjekt jane trillet artistike te shkrimtarit regjisorit etj. megjithese une kam qene ne konsulencen e filmit.

Po Sulejman Pitarka Zheleznovi rolin e kujt kishte nga pala sovjetike

Kishte rolin e komandantit te brigades nga pala sovjetike qe ne te vertete eshte quajtur Jegorov Sergei Grigorevic Jegoro. Por qe te sqarohesh mire ti dhe lexuesi i gazetes suaj ai ishte komandant me te drejta me te medha se te miat pavaresisht se te dy ishim komandante brigadash. E kisha shok dhe nuk ishte burre i keq.

Kur eshte fillimi i rruges suaj ne specialitetin e nenujesave luftarake.

Qe ne vitin 1957 kur Shqiperia shenoi dhe krijimin e brigades se nendeteseve krahas asaj te mbrojtjes se rajonit te ujerave. Une si kisha dale oficer ne nje nga shkollat e Jugosllavise u nisa serish ne ish-Bashkimin Sovjetik ku u specializova si oficer i nendeteseve ne shkollen Imeni Kirrova te Bakuse Azerbajxhan. Shkollen e mbarova pikerisht ne vitin 1957 pra kur ne Shqiperi u vendos te krijohej regjimenti i nendeteseve. Ne kemi qene grupi i trete i studenteve shqiptare qe mbaronim per nendetese ne Baku.

Sa studente kishte grupi i juaj

Ishim pese veta. Isha une qe jo per mburrje por kam dale me rezultate te shkelqyera ka qene Rresmi Shametaj qe ka dale mire si dhe Shezai Kasa e Petrit Hysi qe kane dale mes 1500 studenteve qe kishte shkolla me medalje te arte. Kater prej nesh u caktuan te sherbenim ne brigaden e nendeteseve kurse Petrit Hysi u emerua ne brigaden e mbrojtjes se rajonit te ujerave.

Cfare ishte kjo brigada e rajonit te mbrojtjes se ujerave

Ishte brigada detare ne interes te mbrojtjes se nendeteseve dhe plotesonte detyrat e tjera te mbrojtjes ne det ne rast te nje agresioni. Brigada e nendeteseve ishte e dislokuar ne Pashaliman dhe ajo e mbrojtjes se ujerave ishte vendosur ne Sazan.

Sa nendetese kishim neve

Ketu eshte nje histori e gjate dhe shume e dhimbshme pasi na eshte paraqitur ajo situate sikur ne Pashaliman kishim forcuar mbrojtjen e territorit te Shqiperise dhe se ishim te gatshem te perballonim situata ne interes te mbrojtjes territoriale te Shqiperise. Ne te vertete gjithcka ishte ne interes te synimit te hershem sovjetik per dalje te lire ne Mesdhe pasi nendetesja skishte shume rol ne plotesimin e detyres qe kishte ushtria jone si ushtri mbrojtese. Mirepo kjo na rendoi teper ekonomikisht. Fjala e sakte eshte qe ne ne vend qe ti sherbenim mbrojtjes sone u sherbenim qellimeve Ruse.

Ne ckuptim

Ne radhe te pare qe ne nje nendetese sherben si ekuipazh nje mori njerezish minimumi 8 oficere 22 nenoficere dhe 52 deri ne 60 marinare.

Sa nendetese ishin ne bazen e Pashalimanit

Ne vitin 1957 erdhen 4 nendetese dhe nje baze lundruese ndersa ne vitin 1958 erdhen dhe 8 nendetese te tjera dhe nje tjeter baze lundruese. Por qe te gjitha gjoja erdhen per ne dhe ishin nen drejtimin e sovjetikeve. Per cdo detyre ne ishim vetem dublante te ruseve sepse detyren e pare e kishin ruset. Kjo do te thoshte qe te ngroheshim ne diell. Megjithate me e keqja ishte se ne tete nendeteset e dyta ishin kompetente absolute sovjetiket dhe ne nuk pyeteshim fare. Ato vetem emrin kishin shqiptare dhe per cdo gje qe benin e pesonte Shqiperia.

Kur iken sovjetiket ne vitin 1961 sa nendetese na ngelen

Na ngelen kater nendetese dhe nje baze lundruese.

Cfare ishte baza lundruese

Ajo eshte ne interes te nendeteseve dhe pikerisht baza jone lundruese e kishte emrin Tomori. Ajo peshonte 5200 tone dhe sistemonte brenda me te gjitha kushtet nje kontigjent prej 450 personash.

Po nendetesja cfare permasash kishte

Nendeteset tona sipas tipit ishin te mesme te projektit 613. Nje nendetese e tille eshte 75 m e gjate 63 m e gjere dhe lartesi 14 m. Ne uje kur rri ne siperfaqe pluskon deri ne 5 m thellesi.

Kur e keni pasur lundrimin me te gjate me nendetese

Kjo ka nje histori me vete sepse ishte koha qe ne do te sfidonim veten tone ku do te tregonim se ishim te afte te lundronim edhe vete se deri atehere kishim qene dublues te sovjetikeve aq sa ishte krijuar ideja se nuk mund te benim dot pa ta. Dhe e lezetshmja ishte se Nikita Hrushovi pas largimit te tyre nga baza kishte deklaruar se shqiptaret tani qe nuk kane sovjetiket prane do te zhyten dhe nuk do te mund te dalin dot me. Pra do te mbyten. Mirepo une qe isha komandant nendeteseje e kisha filluar detyren time si i tille pikerisht qe ne vitin 1956 kur ato erdhen per here te pare ne Shqiperi.

Pra ju jo vetem jeni komandanti i bazes shqiptare te nendeteseve kur ishte ndarja me ish-Bashkimin Sovjetik por keni qene dhe komandanti i nendeteses se pare shqiptare

Po. Cta zgjasim kete teme nese isha i nendeteses se pare apo i nendeteses se dyte si une dhe shoket e mi qe kane punuar bashke me mua kane dhene te njejtin kontribut. Por le ti kthehemi historise sone aty ku e lame qe Hrushovi deklaroi se shqiptaret do te mbyteshin me nendeteset qe u ngelen vetem. Pas kesaj me vjen ne baze ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku dhe me pyet nese e kisha marre vesh ate qe kishte deklaruar Hrushovi ne Moske. Po - i thashe. Si mendoni se mund ti pergjigjemi Me veprim konkret - i thashe shkurt - kete do ta tregojme shpejt. Kuptova qe ministri iku shume i kenaqur nga pergjigjja ime. Keshtu qe une vendosa te beja realitet ate cfare kisha planifikuar prej kohesh. Do te ndermerrnim nje lundrim te gjate qe nuk do te shkonte me pak se 20 dite duke dale ne fshehtesi te plote ne brigjet e Italise Jugore e duke vazhduar brigjeve te saj dhe ne fund do te dilnim deri ne Dubrovnik. Si te kryenim detyren taktike do te ktheheshim. Por ky lundrim ishte shume i veshtire se ne radhe te pare do te behej ne fshehtesi te plote dhe mund te goditeshe dhe te beheshe viktime nen uje. Ne radhe te dyte ishte nje ndermarrje shume e guximshme per vete faktin e veshtiresive qe mund te sillte qendrimi per mbi 20 dite nen uje duke filluar qe te gjendja fizike psikologjike rreziku i semundjeve etj. etj qe mund ti kuptojne mire vetem ata qe jane te ketij profesioni. Une mund te te them se kur e beme realitet ate lundrim qe zgjati plot 22 dite kemi befasuar jo vetem udheheqjen dhe specialistet tane por edhe sovjetiket kur e mesuan nje gje te tille. Por ama kemi dale me 10 kg me pak ne peshe per te mos folur me per sfilitjen tensionin rrenimin fizik qe e tregonte me ne pah mjekra e parruajtur si e kacakut.

Ju skishit lundruar asnjehere vetem qe pas largimit te sovjetikeve

Qe kur ishin sovjetiket ashtu dhe pas ikjes se tyre kishim lundruar vetem ne rastet e permbushjes se detyrave kryesore te cilat zgjasnin nga 8 ore deri ne dy dite maksimumi keshtu qe tani dilte perpara nje detyre e madhe qe Shqiperia te zhvillonte nje levizje te permasave te tilla.

Kur u niset

Ne radhe te pare kisha si detyre te pergatisja mire personelin per detyrat funksionale qe do te kishte secili. Kjo per faktin se nese njeri te mos ishte vigjilent ne detyren e tij organike nen det ne nje rast kritik mund ti kushtonte jeten gjithe ekuipazhit. Qe te mos e zgjas shume vendosa qe te mbaja sekret diten e lundrimit nderkohe qe po benim pergatitjen intensive te efektivit. Gjate asaj kohe une kontrolloja duke bere sondazh te gjithe elementet e gatishmerise qe duhet te kete nendetesja para se te niset per mision. Ne nga kater nendetese qe kishim njera rrinte me detyre gatishmerie per nje jave qe do te thote gati per lundrim. Une personalisht i kisha vene syrin nendeteses se pare ku dikur kisha qene komandant. Vendosa qe lundrimin do ta udhehiqja vete me komandantin e nendeteses qe ne ate kohe ka qene specialisti i talentuar Aleko Pojani qenia e tij si komandant ishte nje arsye me shume qe une te nisesha pikerisht me nendetesen e tij.

Nuk e dinte njeri qe do te niseshit ne lundrim per nje stervitje te tille

Dihej qe do te lundronim por se kur si e qysh askush nuk mund te thoshte gje. Kjo kishte mbetur vetem ne kompetencen time. Une do te gjeja momentin me te volitshem dhe do te provoja gatishmerine nderkohe qe do te niseshim menjehere ne itinerarin e parapergatitur ne zarfin sekret.

Pse kaq sekret per nje stervitje te tille

Sepse loznim me jeten tone kur flotat luftarake te paktit te NATO-s rreth e rrotull ishin duke zoteruar detet. Keshtu qe ne nje rast daljeje te sekretit dhe merrej vesh se poshte tyre lundronte nendetesja shqiptare ne do te beheshim shkrumb e hi. Nga ana tjeter i ruheshim dhe ndonje agjenti sovjetik te cilet nuk benin perjashtim qe mund ti kishim mes nesh per vete faktin se nuk kishte shume kohe qe sovjetiket na kishin ikur.

Dhe kur vendoset te niseshit

Per momentet qe po flasim i perkasin pikerisht qershorit te vitit 1969. Une do te ruaja momentin qe kur te ishte nendetesja e pare ne gatishmeri te urdheroja fillimin e detyres .

Nuk dinte gje njeri

Per diten e fillimit absolutisht jo. Vetem nje dite me pare shkova ne Ministrine e Mbrojtjes dhe u takova me komandantin e Flotes Luftarake te Republikes Abdi Mati. Atij i tregova per detyren qe do te filloja po ate dite si te shkoja ne baze. Keshtu sipas procedures duhet ta kete marre vesh patjeter Beqir Balluku dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem Petrit Dumja. Pas kesaj u ktheva per ne Pashaliman ku ndalova nje here ne Vlore per te pare familjen. Por as gruas nuk i thashe gje qe sa si e cfare do te benim i thashe qe do iki ne sherbim dhe kaq. Ne Vlore u takova dhe me komisarin e bazes komisarin e brigades sic e quanim organikisht Mihal Zhamo dhe shefin e shtabit Petrit Myftiun te cilet e kishin shtepine ne Orikum pra kur iknin ne shtepi u binte qe te kalonin edhe nje here nga baza. Mirepo kur do te niseshin ata per ne shtepi une u thashe qe te me prisnin se do te vija dhe une per nga reparti. Po afronte ora tete dhe ata u cuditen me veprimin tim ne ate ore sapo kisha ardhur nga Tirana pasi sipas mendimit te tyre reparti aty ishte dhe e gjeja edhe neser. Megjithate dy shoket dhe miqte e mi shume te mire u pergjigjen Dashamir nuk te ndahet mendja nga reparti ty e dime mire ne. Une qesha dhe hipa ne makine.

As atyre nuk u the gje

Detyrat jane detyra dhe secili e merr vesh sipas hierarkise ne oren e caktuar. Keto ishin te sanksionuara dhe nuk mund te luaje.

Vijon neser

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›