E Diel, 1 Nëntor 2026

Roland Permeti Ju tregoj momentet kur koleget e babait ne Sigurimin e Shtetit me survejonin per arrestim

I biri i shefit te Sigurimit te Tiranes tregon momentet e fundit para se te prangosej per ne qeli. Si i vinin pergjuesit dhe provokimet qe haste ne cdo cast nga ata qe i kishte menduar koleget e punes apo miqte e babait

Precedenti i grupit Pantera e Zeze

dhe i hetuesit te tij Pandeli Permeti

Ishte viti 1968. Ne Tirane zienin lajmet se Shqiperia po largohej boterisht nga aleanca me e fuqishme komuniste sic ishte Traktati i Varsheves. Per kete duhej nje shkak dhe ky ishte pushtimi me 21 gusht 1968 i Cekosllovakise nga Bashkimi Sovjetik i drejtuar nga Hrushovi.

Po ato dite Shqiperia po perjetonte edhe nje prej lajmeve me te bujshme te kohes. Jeta e Enver Hoxhes paskesh shpetuar per fije te perit. Ate kishte dashur ta vriste fizikisht nje grup i mirorganizuar dhe qe ishte pagezuar me emrin Pantera e Zeze. Megjithate nderkohe qe flitej e flitej per grupin e famshem dhe per pistoleten e tij TT qe do te merrte jeten e Enver Hoxhes asnjehere nuk u fol se anetare te atij grupi ishin etiketuar disa djelmosha qe si kishin mbushur ligjerisht vitet e denimit. Pra skishin mbushur 18 vitet. Gjithsesi nuk lihej lajm dhe nuk lihej moment pa u permendur suksesi i radhes i Sigurimit te Shtetit. Grupi prej 14 djelmoshash u arrestua. U seleksionua dhe perfunduan ne gjyq 5 vete. Kryetar i ketij grupi 5 vetesh u cilesua djaloshi 17-vjecar Pirro Mece qe punonte si specialist ne tornot e uzines sekrete te tankeve te Rrapi i Treshit. Ndersa te tjeret ishin dy djem bij oficeresh madhore te reparteve me speciale te ushtrise dhe nje djale i nje punonjesi te gazetes Bashkimi.

Hetimin e tyre do ta bente vete shefi i Sigurimit te Tiranes Pandeli Permeti. Por ndodhi ajo qe pritej. Pandeli Permeti qe u ngarkua te bente hetuesine e tyre u detyrua te shkruante ne dosjen perkatese marrezine me te madhe te atij momenti qe per strukturat me te larta te shtetit do te konsiderohej ashtu sic ndodhi ne te vertete Herezi. Konkretisht ai shkroi se ata djem ishin krejt te pafajshem dhe se skishte as nje prove qe ti akuzonte.

Pas kesaj ai do te flakej nga radhet e punonjesve te Sigurimit dhe do te behej gati per prangosje. Djali i tij instruktor ne Shkollen e Aviacionit ne Vlore do te mesonte ngjarjen e rende dhe do te indinjohej deri ne shkaterrim. Ai u betua para te atit se do te merrte hak ndaj shkaktareve te kesaj perdhosjeje. Pra ndaj Manush Myftiut.

Keshtu ndersa gazeta Standard per dy dite me radhe si pershkroi gjithe ngjarjen e famshme te Panteres se Zeze nepermjet deshmise se vete te akuzuarit si kreu i saj Pirro Mece sot del ne nje plan tjeter te deshmise. Ndersa Mece dje deklaroi se hetuesi Permeti mbylli hetimet sot ne nepermjet te birit te vet hetuesit te asaj ceshtjeje Pandeli Permeti qe eshte Roland Permeti mesojme se cfare ndodhi ne familjen e atij hetuesi qe guxoi te mos shkonte pas avazit te alibive. Si u hodh ai ne rruge dhe shkaterrimi i gjithe familjes se tij deri te largimi nga puna dhe arrestimi i te birit te tij Roland Permeti qe sot rrefen si deshmitar i asaj ngjarjeje.

Vijon nga numri i kaluar

Zoti Roland e nderpreme intervisten e numrit te kaluar ne momentin qe erdhet ne shtepi kur cte shikonit Ne vend ta gjenit babin tuaj Pandeli Permetin si shef i Sigurimit te Tiranes sikurse e kishit lene dy jave me pare kur iket nga shtepia per ne pune e gjetet nje grusht njeri te kycur ne dhome qe as hante dhe as pinte. Mund te kujtosh paksa kete moment me shume per kujtese te lexuesit me qellim qe te vijojme me tej ne ngjarjen tuaj interesante

Po pra. Ishte momenti qe ne Tirane ishte bere shume zhurme per banden Pantera e Zeze. Ne lidhje me ta im ate ndersa ishte ne detyren qe cituat pra shef i Sigurimit ne Drejtorine e Puneve te Brendshme te kryeqytetit nuk ishte dakord jo qe te fajesoheshin ata djem por as te rrezikoheshin. Keshtu ne momentin qe u arrestuan dhe ai duhej te kompletonte dosjen hetimore shenoi ne te vetem shprehjen Te pafajshem. Duhet te dalin menjehere. Akuzen nuk e mbron asnje prove. Per kete arsye Manush Myftiu i cili e kishte kritikuar ne mbledhje te Organizates dhe qe e kishte paralajmeruar edhe me pare per liberalizem dhe ulje vigjilence nuk ia beri te gjate por e largoi perfundimisht nga puna si njeri i pavlefshem dhe qe zbut punen kerkimore ne drejtim te armikut te pushtetit popullor dhe antiparti. Ne kete moment une e gjej tim ate ne situaten me te veshtire te jetes se vete. Ai priste nga casti ne cast te prangosej. E ndiente si ai dhe ne familjaret e tij qe ishte shtrydhur dhe flakur poshte si lecke ku tashme qe su duhej me mund te benin me te cfare te donin. Madje do te thosha se ne familjaret ishim jo te fyer por te karikuar sa qe nuk perballonte me logjika njerezore prandaj une ne ato momente i bera nje betim te forte tim eti se nese ai arrestohej une do te vrisja Manush Myftiun.

Nuk e arrestuan

Nuk e arrestuan. Nuk e di se pse por une bej nje analize disi te holle. Meqenese im ate kishte deklaruar se ata djem ishin te pafajshem dhe se per ate shkak e kishin flakur tim ate mund te kene menduar se do dukej si hakmarrje e drejtperdrejte ne rast se e arrestonin prandaj edhe menduan ti qepeshin te birit te tij kuader i rendesishem ne Shkollen e Aviacionit ne Vlore. D.m.th. mua. Pra lane babain dhe mu qepen mua.

Ju ne fakt pritet se mos arrestohej babai apo jo

Une ndenja disa dite ne shtepi me qellimin e vetem se po te arrestohej nuk do ta doja me veten por ama atij Manushit do tia numeroja mu ne balle dhe pastaj do tia fusja vetes. Ka raste qe per njeriun eshte me e mire vdekja. E cuditshme si ndodhka.

Kur e kuptuat se yt ate kishte dale nga shenjestra e arrestimit

Si kaloi disa dite ai me tha Degjo bir. Duhet te ruhesh se sa te shkosh ne pune do te kesh provokime per te te hapur dosje dhe te te fusin brenda. Jo o baba - i thashe - ci ke keto Rri i qete. Degjo or bir se ste kam folur ndonjehere per punet dhe grackat e Sigurimit se ke qene i vogel por tani erdhi mosha qe jo vetem ti mesosh por edhe ti provosh. I dinte mire situatat babai. Ai prandaj kishte edhe bindjen se do te arrestohej sepse largimi nga puna me ate lloj motivacioni kishte gjithmone mbrapa prangosjen e nje pale duarve. Derisa ata nuk e arrestuan brenda javes do te thoshte per marifetciun e vjeter se ata kishin ndryshuar shenjester ku ajo isha vetem une prandaj edhe me porositi.

Po ju cfare i thate

Une i thashe Mos u merzit baba se do ti kem parasysh porosite e tua dhe skane per te zbuluar gje sado te me provokojne. Ashtu bir i babait - me tha ai. - Kam besim te ti por edhe duhet te mos lesh vigjilencen per te ruajtur veten ne as nje moment. Se pari do te te provokojne qe sa te mberrish ne pune. Megjithate ne qofte se te pyesin shoket apo kushdo qofte do tu thuash se babai im ka dale ne pension dhe jo se eshte flakur nga radhet e Sigurimit me akuze te rende politike persiper.

Ishte i bindur yt ate per ate qe do tju ndodhte

Ju thashe qe ishte shume i bindur. Ai me tregoi saktesisht se si dhe ne cmenyre do te ishte provokimi i pare dhe se nga kush duhej te kisha kujdes sepse biseda e tij nuk ishte e rastit sic do te paraqitej por do te ishte e parapergatitur. Babai i dinte mire punet e Sigurimit prandaj edhe me porosiste ne cdo detaj dhe me kryesorja ishte se ai dinte te me paralajmeronte.

Dhe ashtu ndodhi ne te vertete sic parashikoi babai juaj qe deri pak dite me pare se tju porosiste juve drejtonte strukturen e Sigurimit ne kryeqytet

Saktesisht ashtu. Pa as me te voglin ndryshim. Madje kur ndodhte provokimi dhe krijohej situate te cilen une e menaxhoja me se miri sigurisht ne favorin tim rikthehesha ne Tirane ku takoja babain dhe i thosha se cfare kisha konstatuar. Pra me ke kisha biseduar cfare me kishte thene dhe cfare i kisha thene. Pastaj babai me porosiste per gracken tjeter.

Do te doja te kalonim ne konkretizim zoti Permeti se cfare ju ka ndodhur konkretisht dhe si ka vijuar situata ne vazhdimesi. Pra doja te thosha se ne e kemi ngjarjen e jetuar dhe me mire te flasim konkretisht sesa ne ajer. Konkretisht si iket ne Vlore per tu kthyer ne pune pas perjashtimit te babait tuaj nga strukturat e Sigurimit Pra cfare dhe si ndodhi

Ju kuptova. Sic te thashe kur pashe qe babai nuk u arrestua por kuptova se isha vene une ne shenjester u nisa per ne Vlore. Te nesermen do te shkoja ne pune. Me porosi te babait dhe me mendimin tim kushdo qe te me pyeste per babain nuk do ti thosha se ishte perjashtuar si i padenje nga radhet e Sigurimit por do ti thosha se kishte dale ne pension.

Se ne Vlore njihej shume apo jo

Po pra se ne Vlore kishte punuar dhe banuar nje kohe te gjate ai. Kishte qene pikerisht shef i Sigurimit te atij rrethi. Keni parasysh kur ju tregova ne intervisten e numrit te djeshem per rastin e arrestimit te dy vellezerve nga Vranishti Pikerisht atehere kishte ndodhur kur im ate mbulonte Sigurimin ne qytetin bregdetar.

Qarte. Pastaj arritet ne Vlore. Ku banonit

Une atehere isha beqar se sapo kisha mbaruar shkollen dhe banoja ne hotelin e ushtarakeve ose Shtepia e oficereve sic e quanim ne atehere. Konkretisht e mbaj mend mire edhe dhomen se ajo dhome atehere u be objekt i nje vezhgimi te paprecedent. Ka qene dhoma 7.

Do te doja te dija saktesisht per provokimin e pare i cili sic thate ju ndodhi menjehere si shkuat ne Vlore. Kur dhe si ju ndodhi

Diten e pare shkova ne pune ne Shkollen e Aviacionit. Aty u pershendeta me koleget dhe eproret qe kontaktoja dhe vazhdoja me rutinen e perditshme qe kisha per detyre.

Ju pyeti kush per babain

Nuk mbaj mend se kush por di qe me pyeten se si ishin nga shtepia. Pra meqenese kisha qene me leje ne shtepi. Keta mund te kene qene nje apo dy saktesisht nuk me kujtohet por pyetje te tille ishin te modes qe meqenese vije nga shtepia pyeteshe se si i kishe. Megjithate une mendoja se ne pyetje te tilla mund te ishin edhe te vena nga dikush. Gjithsesi pergjigja ime tashme e pergatitur shprehej ne menyren me te natyrshme. Ishin mire. Babai me doli ne pension. Mjaft punoi tani le te shijoje pak pushim se ka kaluar nje jete te stresuar.

E besonin

Nuk e di. Po qe se ata qe pyesnin e kishin me djallezi se ishin te vene nga dikush atehere e dinin se une genjeja por edhe mund te besonin. Megjithate ata me pergjigjeshin duke me uruar duke me thene Pension te Mbare

Po dhe pastaj

Ne darke si perhere u mblodha ne dhomen time ne shtepine e oficereve qe sic te thashe ishte numri 7. U shtriva i lodhur nga nje dite e tensionuar dhe e stresuar dhe po shfletoja dicka qe tani nuk po me kujtohet por duhet te kete qene ndonje reviste a ndonje gazete. Pa kuptuar me kapiti gjumi. Kur hap syte pashe qe kishte gdhire. U cova u lava dhe dola ne korridor. Po cte shoh Ne korridor rrinte sikur po bente xhiro operativi i Shkolles se Aviacionit i cili po me shikonte me verejtje dhe nisi te afrohej si per te me dhene doren ne menyre pershendetese.

Te lutem me thuaj kush ishte Pra te behet e besueshme ngjarja me fol konkretisht se thame se do te jemi korrekte ne bisede apo jo

Absolutisht po. Edhe une po te them se ne korridor me priste Ramadan Ramadani qe ishte operativi i Shkolles se Aviacionit. Ai rrinte si rastesisht por kuptova qe rrinte posacerisht per mua madje kishte kohe qe priste derisa te dilja nga dhoma.

Cfare ju tha

Ai me pyeti se si po kaloja dhe se per ku isha nisur por nderkohe ishte afruar dhe me kishte zgjatur doren per tu takuar. Pas kesaj me tha se a mund te shkoja deri te dhoma nr. 1 se ishin disa miq nga Tirana dhe deshironin te shkembenin nga nje cope muhabet shoqeror. Une e kuptova se po ndodhte saktesisht si cme kishte thene babai.

Cfare

Kishte filluar loja intriguese ashtu sic me porositi ai ne momentin kur u nisa nga shtepia. Megjithese e kuptova mire meselene bera lojen e budallait duke iu kthyer operativit. E cdo bej o shef Ramadani Une tani nxitoj se kam gjithe keto pune perpara pastaj me fillon edhe mesimi. Ai pastaj nguli kembe ne te tijen duke me thene Ci dhjet temen mesimit o burre i dheut Hajde te bejme nje dore muhabet te dhoma 1 se edhe ata shoket qe kane ardhur nga Tirana kur mesuan se ti ishe ketu me thane qe ti takosh se kane punuar dikur me babain tend.

Shkuat

Nuk diskutohej qe do te shkoja por une beja ca xhibla per te mos kujtuar ata se une kisha rene ne gjurme te situates qe me ishte pergatitur. Une beja sikur nuk kisha vene re gje sepse ata e paraqisnin sikur ishte rastesisht cdo takim ashtu sikurse edhe ai i momentit qe po te flas. Por me kryesorja ishte se kuptova qe kolegu qe fjetkesh ne dhomen nr. 1 qenkesh bashkepunetor i Sigurimit. E nuhata menjehere.

Nga e nuhatet

Pse donte mend Pse ishin ne dhomen e tij te gjithe ata qe po me thuhej dhe i pashe edhe vete kur shkova Megjithate kur Ramadani vazhdoi te ngulte kembe i thashe se spo ia prishja dhe se po shkoja ne dreq te shkonte edhe mesimi me kursantet. Keshtu qe Ramadani para dhe une pas dhe hyra ne dhomen nr.1 qe u hap para meje. Cte shikoja. Jo nje e dy por nje rreth njerezish ishin ulur ne karrige qe qarkonin ne menyre harku ne dhome mes krevatesh.

Kush ishin

Ne ate dhome qe ne e kishim konsideruar dhome te nje kolegu pilot qenkesh e Sigurimit te Shtetit i cili si cthoshin dhe dija dinte te te nderhynte deri ne krevat. Megjithate une atij nuk dua tia permend emrin se e takoj tani dhe pi kafe dhe do te thote se e hengra ne bese por do te vazhdoj me te tjeret.

Si te duash. Kush ishin te tjeret

Ne qender ishte nje person nga Prokuroria e Pergjithshme i quajtur Kulla Kullai. Majtas Kullait ishte ulur prokurori ushtarak i Vlores.

Si quhej

Vertet nuk ia mbaj mend emrin por mbiemri me kujtohet mire quhej Harito. Ne krahe te tij ishte ulur operativi i Repartit Kunderajror 3915 i cili flinte te dhoma nr. 6 e cila ndodhej saktesisht perballe dhomes sime dhe qe une e kisha mik. Ne krahe te tij ishin dy oficere qe une nuk i njihja ndersa ne krahe te dy oficereve te panjohur rrinte kolegu im pilot qe ishte banor i dhomes 1 ku ne ndodheshim ne ate moment dhe qe mua sme kishte shkuar ndermend ndonjehere se pikerisht ai mund te ishte informativ i fshehte i Sigurimit. Pra behej nje duzine me njerez te cilet kishin ardhur posacerisht dhe ishin organizuar ne menyre te tille te vinin nje skenar intrige duke me provokuar sikur benin bisede te rastesishme por qe une nuk e vija ne dyshim se ishin ne incizim edhe te zerit te mizes.

Vijon neser

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›