E Diel, 1 Nëntor 2026

Koli obo Une isha prane ish-kryeministrit Maliq Bushati kur po i merrnin jeten ne 46-n

Rrefen ish-speciali i sigurimit te salles ku gjykoheshin anetaret me te famshem te Shqiperise jo komuniste. Si bente sigurimin e tyre mbrapa hekurave dhe momentet qe perjetonte kur ata benin humor ndersa u caktohej dita e vdekjes

Kush eshte Koli Cobo

Koli Cobo ka lindur ne vitin 1928 ne Ciflik-Strum te Fierit. Ne vitin 1943 ai perfundon shkollen 7ndashvjecare. Ne shtator te po atij viti ne moshen 16-vjecare del partizan ne batalionin Margarita Tutulani te Beratit. Ne vitin 1944 Coboja kalon me detyren e korrierit te Brigades se 7-te sulmuese ku merr pjese edhe ne luftimet ne Jugosllavi nga e cila u kthye ne vitin 1946. Pas kesaj emerohet nenoficer ne batalionin special te Ministrise se Mbrojtjes Popullore. Ne vitin 1949 filloi studimet per teknik avioni te tipit bombardues i mesem TU-2. Ne janar te vitit 1951 kryen praktiken ne regjimentin special te aviacionit ne Harkov te Ukraines. Ne mars te po atij viti kthehet ne Shqiperi dhe merr pjese ne montimin e avioneve Jak-9p qe kishin ardhur nga Bashkimi Sovjetik ne vendin tone. Me avionin e Koli Cobos qe kishte numrin 13 pikerisht ne 24 prill te vitit 1951 u ngrit per here te pare mbi Tirane piloti Peco Polena. Kjo dite hyri ne kalendar si dita e themelimit te aviacionit shqiptar. Ne vitet 1954-1955 Koli dhe grupi i tij vazhduan serish specializimin per avionet reaktiv ne Volsk te Bashkimit Sovjetik. Pas kthimit ne Shqiperi ai merr pjese ne montimin e ketij tipi avioni qe tashme kishte mberritur nga Bashkimi Sovjetik edhe ne vendin tone. Ishin pikerisht avionet Mig-15 bis te cilet kishin marre pjese edhe ne luftimet e Korese ku per kete shkak deri vone ne trupin e tyre dalloheshin qarte gjurmet e predhave qe kishin marre ne ato luftime. Koli Cobo ishte i pari teknik i cili se bashku me togerin rus u ul me avionin UTMIG-15 bis ne regjimentin e Kucoves. Me 28 shkurt te vitit 1956 ai lirohet nga aviacioni ushtarak per te kaluar ne sherbimin e aviacionit civil ne aeroportin e Rinasit. Me 1967-n per arsye absurde ai pushohet nga puna duke mos marre as librezen e punes dhe me pas kaloi si punetor krahu ne gjelberim. Megjithate nuk iu komunikua kurre arsyeja e largimit nga aviacioni. Ajo tashme dihej Koli Cobo nuk u pajtua me regjimin pasi ai nuk ka pranuar te zbatoje disa urdhra sekret te cilet kishin qellim per nje sabotim ne avionet e linjes me Bashkimin Sovjetik.

Coboja ka kerkuar vete qe te largohet nga shoqerimi i Enverit

Sipas Koli Cobos i cili ka qene ne grupin e shoqerimit special te Enver Hoxhes qe ne ditet e para te clirimit tregon se ne fillim Enveri ka pasur ne grupin e tij te shoqerimit 8 vete. Komandant i atij grupi ishte vete komandanti i batalionit te sigurimit Axhem Abazi. Dy prej tyre udhetonin ne makinen qe levizte Enveri ku e siguronin me radhe ndersa 6 te tjeret ishin ndare ne dy xhipa amerikane nga tre cdo xhip qe shoqeronin makinen e Enverit. Dy xhipa e shoqeronin nje para dhe nje pas. Ndersa udheheqesit e tjere te shtetit kishin dy shoqerues Omer Nishani dy shoqerues Spiro Moisiu dy Mehmet Shehu ndersa gjithe te tjeret kishin vetem nga nje. E vecanta e veprimtarise se Koli Cobos si shoqerues i Enver Hoxhes eshte se ne nje kohe qe te tjeret e deshironin nje sherbim te tille ai pasi ndenji vetem 5 muaj i kerkoi Axhem Abazit qe te largohej gje qe iu realizua shpejt. Ndersa e pyesim per kete fakt te cuditshem ai sot pergjigjet se nuk mund te perballonte dot levizjet dhe sherbimin e sforcuar qe mund te bente prane liderit komunist te shtetit.

Fjala e fundit e Maliq Bushatit para pushkatimit Te laj borxhin.

Per tiu bere pyetjet e fundit para pushkatimit Maliq Bushatit Pater Anton Arapit dhe Lef Nosit si prokuror eshte caktuar vete zevendesprokurori i pergjithshem i asaj kohe Misto Bllaca. Pas shume vitesh pasi ndodhi ajo ngjarje Bllaca i ka treguar vete Koli Cobos per deklaratat e fundit te te tre te denuarve. Kur pyeta Pater Anton Arapin se cila eshte kerkesa e tij e fundit ai mu pergjigj Dua nje prift. Atehere une i thashe qe prifti per tu rrefyer para vdekjes jam vetem une keshtu qe po deshe rrefeu. Maliq Bushati me la amanet qe te merrnin nje napolon flori qe ia kishte borxh nje personi dhe tia jepnin ate nje personi tjeter qe kishte ngelur borxhli. Ndersa kur pyeta Lef Nosin ai si gjithnje teper serioz duke hedhur syte nga tre gropat ku do te varroseshin pas pushkatimit ma ktheu Cila eshte gropa ime nga keto dhe hajde jepini fund e mos na lodhni shume me budallalleqe.

Hyrje Histori e gjyqit te njerezve te famshem Maliq Bushatit Pater Anton Arapit dhe Lef Nosit

Ka qene shkurti i vitit 1946 kur qeveria komuniste e porsa ardhur ne pushtet ndermori nje prej gjyqeve me te famshme dhe me te zhurmshme per ate periudhe sic ishte ai i gjykimit dhe i denimit me vdekje te tre personaliteteve me te njohura dhe me me autoritet te periudhes se luftes Maliq Bushati Pater Anton Arapi dhe Lef Nosi.

Ai gjyq qe mund te konsiderohet nga me te bujshmit e viteve te para te clirimit zgjati plot 21 dite dhe eshte zhvilluar ne ambientet e teatrit Kosova sot Teatri Kombetar. Ekzaltimi i turmave te perpunuara dhe thirrjet e tyre histerike per denimin e tradhtareve sic quheshin te pandehurit ka qene imazhi i zakonshem qe verehej cdo dite ne rrethinat afer godines ku degjoheshin altoparlantet qe percillnin gjyqin. E ndersa tre te pandehurit i sillnin cdo mengjes me nje kamioncine italiane thirrjet e turmes arrinin kulmin por cuditerisht kjo nuk i bente aspak pershtypje ish-kryeministrit Bushati apo kryetarit te regjences Pater Anton Arapit apo Lef Nosit. Te tre ata te veshur spic kalonin sikur te ishin ne nje shetitje te zakonshme pushimi dhe jo sikur aty ne ate salle po iu pergatitej vdekja e sigurt.

Gjithcka qe ka ndodhur brenda salles se atij gjyqi ku viktimizohej ish-kryeministri i Shqiperise per here te pare e sjell per publikun e gjere nje deshmitar okular i cili gjate gjithe procesit ka pasur te drejten te kontaktoje personalisht me te pandehurit. Eumlshte pikerisht Koli Cobo i cili ka qene i ngarkuar nga komandanti i batalionit pjesetar i te cilit ishte sigurimi i salles dhe administrimi i situates gjate procesit. Por cfare te vecantash pati ne ate gjyq te jashtezakonshem. Momentet humoristike qe percilleshin te degjuesit ne salle gjate momenteve te replikave dhe te kunder replikave te Bushatit me prokurorin e ceshtjes. Deklaratat e cuditshme te tij dhe ironizimet qe ai perdorte me trupin gjykues gjate seances se perballjes me faktet. Cfare ndodhi ne momentin me kritik kur kryetari i trupit gjykues lexoi vendimin e denimit me vdekje per te tre te pandehurit dhe kuraja e Pater Anton Arapit i cili gjeti forca per ta kthyer ate moment ne humor.

Zoti Cobo si u ndodhet ne gjyqin e bujshem te personaliteteve me te larta te qeverisjes se kohes se luftes

Pjesemarrja ime ne gjyqin me te bujshem te shtetit komunist erdhi ne menyre krejt rastesore. Ka qene gjyqi i pare i urdheruar nga Enver Hoxha i cili u zhvillua ndaj figurave me te njohura te asaj kohe sic ishin ish-kryetari i regjences shqiptare Pater Anton Arapi ish-Kryeministri i vendit Maliq Bushati si dhe ish-kryeparlamentari Lef Nosi. As qe me kishte shkuar ndermend ndonjehere se do te mund ti shikoja nga afer ato figura qe ishin bere mite per shqiptaret e jo me te isha prane tyre dhe ti shikoja ashtu ne banken e te akuzuarve me pranga ne duar dhe ti pyesja per nevojat qe mund te kishin gjate procesit. Por ja qe momenti e solli ate situate qe une te takohesha me ata njerez dhe kjo do te ndodhte pikerisht ne pozicionin me te veshtire te tyre atehere kur po i priste vdekja.

Si ndodhi qe ju nje djalosh i ri nga fshatrat e Fierit te krijonit kaq besim saqe te kishit mundesi per te takuar kedo nga ata qe ishin shpallur nga pushteti komunist si armiqte me te rrezikshem te popullit shqiptar

Kjo ka ardhur ne menyre krejt normale. Une gjate luftes kam qene korrier dhe zbulues prane shtabit te divizionit te peste sulmues i cili ne vitin 1944 kaloi edhe kufijte shteterore te republikes sone per te zhvilluar luftime ne territorin e ish-Jugosllavise. Ne fund te dhjetorit me sa mbaj mend saktesisht ka qene 28 apo 29 dhjetor divizioni yne ka ardhur prej Gostivarit ne Elbasan. Une atehere kam qene vetem 17 vjec. 12 dite me pas ai divizion u shkri. U dha urdher qe oficeret dhe nenoficeret e tij pra kuadrot te qendronin ne Elbasan ndersa te gjithe ne partizanet e thjeshte do te ktheheshim ne Tirane. Na rreshtuan dhe na sollen ne kembe qe nga Elbasani deri ne Tirane. Ate nate fjetem te ish-komanda gjermane e cila me pas u be shkolla e Partise V. I. Lenin. Kur erdhem ne Tirane na komunikuan nje urdher tjeter sa befasues aq edhe te cuditshem. Nuk do te na lejohej liria civile apo te na jepej rroga pa shlyer menjehere sherbimin e detyrueshem ushtarak. Sipas rretheve do te njoftoheshin deget ushtarake te cilat do te pergatisnin dokumentet e fillimit te sherbimit te detyrueshem.

Cfare menduat te benit

Nuk kishe mundesi te beje asgje pervecse te zbatoje urdhrat qe jepeshin dhe qe kishin forcen e ligjit. Sherbimi i detyrueshem na u caktua tre vjet gje qe nuk ishte pak. Pra ne partizanet e thjeshte qe kishim shkuar ne lufte me deshire tashme duhet te nenshtroheshim ne te gjitha labirintet ligjore te shtetit.

Pse ndodhi kjo me ju

Shteti ishte ne ditet e para te pasluftes dhe i duheshin njerez te organizuar deri ne ngritjen e strukturave institucionale nderkohe qe i duhej menjehere te perballej me nje aktivitet shume emergjent. Ne kete prizem u zhvilluan edhe gjyqet e shumta ndaj njerezve qe u shpallen bashkepunetore te pushtuesit. Per ta me sa kam kuptuar une duhej qe te veprohej sa me shpejt pasi ne popull kishte njerez me shume influence dhe u degjohej fjala shume. Ketu lindi edhe ajo emergjenca e klases komuniste dhe e vete Enver Hoxhes i cili qe ne ditet e para te ardhjes ne pushtet e filloi me gjyqet vdekjeprurese ndaj njerezve te shquar te ketij kombi.

Cfare ndodhi kur arritet ne Tirane

Te nesermen ne mengjes na erdhen 3-4 oficere te cilet pyeten se ku ishin partizanet e divizionit te peste. Mes nesh perzgjodhen nje grup ne te cilin isha dhe une qe do te sherbente si kompani sigurimi. Pas perzgjedhjes menjehere njeri prej tyre na rreshtoi dhe na mori per te na cuar me pas te kazermat ku do te vendosej kompania jone e cila ndodhej pikerisht aty ku sot behen seancat e Kuvendit Popullor. Keshtu qe une qe prej atij casti quhesha anetar i batalionit special te mbrojtjes komandant i te cilit ishte Axhem Abazi. Detyra e atij batalioni ishte te siguronte personalitetet objektet e vecanta si dhe detyra te ndryshme specifike.

Konkretisht ku keni sherbyer juve

Sherbimi im i pare ka qene roje ne ambasaden italiane pastaj kam vazhduar te Komiteti Ekzekutiv neper ministri te radio Tirana etj. Po keshtu kam sherbyer prane personaliteteve duke filluar qe nga Enver Hoxha ku ndenja vetem 4 muaj se u largova me deshiren time. Ka qene pikerisht kjo kohe qe une te ndodhesha edhe prane njerezve te njohur te kombit te cileve do tiu behej gjyqi special.

Ju edhe pse kishit shkuar partizan dhe kishit idete komuniste vazhdonit ti quanit ata njerez te shquar

Une them ate qe eshte se pavaresisht se shkova partizan dhe isha nga nje familje e varfer nuk mund te mohoj se emri i tyre ishte i madh aq sa nuk mund te mendoja ndonjehere se do te mund ti shikoja nga afer. Mosha ime e vogel dhe jeta larg kryeqytetit me kishte bere qe te mos i kuptoja mire idete apo gabimet qe ata mund te kishin. Ne kur ishim te vegjel i degjonim emrat e tyre si te ishin ufo.

Batalioni juaj i sigurimit kishte shume njerez si ndodhi qe pikerisht ju u caktuat me sherbim special brenda ne sallen e gjyqit ku do te gjykoheshin Pater Anton Arapi kryetar i regjences Maliq Bushati ish-minister i Brendshem dhe ish-Kryeminister dhe Lef Nosi ish-kryeparlamentar

Atehere ishte momenti kur bandat kunder pushtetit komunist te sapo vendosur ishin hedhur ne agresion te furishem. Batalioni yne kishte marre urdher qe te dergonte nje kontingjent ushtaresh per ne batalionin e ndjekjes. Komandanti i atij batalioni i cili ishte dhe shoqeruesi i pare i Enver Hoxhes Axhem Abazi rreshtoi batalionin dhe pyeti se kush dilte vullnetar per te shkuar ne batalionin e ndjekjes. Une menjehere per te shpetuar nga sherbimi dola nder te paret para rreshtit. Pastaj dolen edhe shume shoke te tjere. Atje ku do te shkonim do te na rrezikohej jeta shume por edhe sherbimi na kishte merzitur. U beme gjithsej rreth 15-20 vete qe dolem para rreshtit. Ne ate cast komandanti yne Axhemi krijoi edhe nje grup te vecante qe do te siguronin gjyqin e grupit te shpallur armiqesor. Ne kete grup ai me mori dhe mua qe kur me pa qe dola vullnetar per ne batalionin e ndjekjes qe ne fillim me tha Kalo ketej ti.

Cfare ndjete pas kesaj kur mendonit se do te ishit prane Maliq Bushatit

Fillimisht ndjeva pergjegjesi se ne atehere kishim ideale te forta dhe detyren e konsideronim detyre. Ndersa ne lidhje me tre personalitetet qe do te siguronim nuk e vija aspak ne dyshim se ata ishin armiq te popullit se kete akuze u kishte deklaruar Partia dhe ne e besonim katerciperisht gjithcka thuhej.

Pse a mund te mos ishin armiq

Une nuk isha ne gjendje te gjykoja nese ishin apo jo. Ne na u tha se ishin armiq te rrezikshem dhe kjo na rriste pergjegjesine ne maksimum. Por nga ana tjeter sic e theksova edhe pak me pare kur mora detyren qe te siguroja ne salle ata persona qe i kisha pasur enderr ishte disfaksion per mua. Madje edhe kur i pashe diten e pare qe hyne ne sallen e gjyqit se si mu duk kur i pashe me duar te lidhura.

Vijon Neser

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›