E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, lihet i lirë Ledian Ruçi, arrest me burg për Likën

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ledian Ruçin, djalin e deputetit të PS-së Gramoz Ruçi, ndërkohë ka vendosur masën arrest me burg për shtetasin Edi Lika, ku si pasojë gjeti vdekjen 27-vjeçarja Brunilda Pinderi, e cila udhëtonte në makinën tip "Mini Cooper”, që drejtohej nga Lika.

Të rinjtë u përfshinë në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e së dielës në kryqëzimin e bulevardit ‘Bajram Curri’ në rrugën e Elbasanit’. Sipas eskepertizës të marrë nga vendngjarja, 26-vjecari Ruci, ka kaluar në kryqëzim kur semafori ishte ndezur në dritën jeshile, duke nnxjerrë fajtor të aksidentit shtetasin Edi Lika. Sipas Prokurorisë 34-vjecari Lika ka kaluar në kryqëzim, duke mos e respektuar semaforin dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

Seanca gjyqësore u zhvillua sot në spitalin ushtarak të Tiranës, ku Ruci dhe Lika po marrin mjekimet e nevojshme për shkak të plagëve të marra në aksidentin rrugor.

AKSIDENTI
Aksidenti i rëndë ndodhi më datë 20 nëntor 2011, rreth orës 21.15, ku në kryqëzimin e Bulevardit “Bajram Curri” me Rrugën e Elbasanit, automjeti tip “Mini Cooper”, me targa CG 832 SC, drejtuar nga shtetasi Edi Lika (Cani), duke qarkulluar ne Bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim te zonës së Brrylit, është përplasur me automjetin tip “ BMV X6”, me targa IKY3939, drejtuar nga shtetasi Ledian Ruci, i cili qarkullonte nga rruga “Xhorxh Bush”, në drejtim të Rrugës Elbasanit.

Si pasojë e këtij aksidenti, është dëmtuar drejtuesi i  automjetit Edi Lika, Ledian Ruci si dhe pasagjerët që udhëtonin ne mjetin “Mini Cooper”, shtetaset, Brunilda Vladimir Pinderi 27-vjec, banuese në Tiranë dhe Pinellopi Stefan Rafti 18-vjec, banuese në Tiranë, të cilat u dërguan në Spitalin Ushtarak, ku pas disa orësh shtetasja Brunilda Pinderi ndërroi jetë.
(el.me/BalanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Tiranë, pamje nga aksidenti Aksidentet, 400 persona vdesin çdo vit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›