E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret ambasadorin D’Elia me rastin e përfundimit të detyrës

TIRANE - Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim ambasadorin italian në Tiranë, Saba D’Elia, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në vendin tonë.

Kryeministri Berisha u shpreh se 4-vjeçari i mandatit të ambasadorit D’Elia shënon një progres të madh të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si në planin kulturor, ku pranvera italiane në Shqipëri shënoi kulmin e këtyre marrëdhënieve, ashtu edhe në planin ekonomik.

Ndërkaq ambasadori italian siguroi kryeministrin Berisha se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Italisë, në mënyrë të veçantë në procesin e integrimit europian.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e krizës ekonomike në Europë, ku u shpreh besimi në kapërcimin e kësaj situate në Itali, falë resurseve të këtij vendi, si dhe angazhimit politik e të qytetarëve të saj.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›