Greqi, Papadhimos takon Papandreun dhe Samaras
ATHINE - Asnjë deklaratë pas takimit mes Kryeministrit Papadhimos dhe kryetarit të Demokracisë së Re Antonis Samaras.
Më parë, zoti Papadhimos takoi kreun e PASOK, ish kryeministrin Jorgos Papandreu.
Në takimin Papadhimos-Samaras, që zgjati më shumë se 50 minuta, kryeministri informoi kreun e opozitës konservatore, mbi rezultatet e kontakteve që kishte në Bruksel, Luksemburg dhe Frankfurt.
Një nga temat e diskutimit ishte edhe çështja që ka lindur pas kërkesës së evropianëve për një angazhim me shkrim nga liderët politikë.
Takimi mes Kryeministrit Papadhomos me Jorgos Papandreun ishte në funksion të vizitës së këtij të fundit në Bruksel, ku do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian Rompuy Herman Van dhe do të flasë në Konferencën e Partisë Socialiste Europiane.