Shkodër, ekstradohet nga Gjermania 35 vjeçari, kërkohej për vrasje
SHKODËR-Një 35 vjeçar nga fshati Gashaj i Malësisë së Madhe, i kërkuar për një vrasje dhjetë vjet më parë në qytetin verior, iu dorrëzua sot uniformave blu të Policisë, pas ekstradimit të tij nga Gjermania drejt Shqipërisë.
Zëdhënësja e Policisë së Shkodrës, Fatbardha Celepija bëri të ditur të mërkurën se, dhjetë vjet më parë, Gjykata e Apelit e ka dënuar në mungesë 35 vjeçarin Leonard Bracaj , me 25 vjet heqje lirie nën akuzën e “vrasjes me paramendim”, si dhe “armëmbajtjes pa leje”.
Referuar burimeve të mësipërme, pas kryerjes së krimit, 35 vjeçari Bracaj është larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë, ku edhe është bërë arrestimi i tij.
Ekstradimi i 35 vjecarit u bë pas një bashkëpunimi të Interpol Tiranës me Interpol Gjermaninë.
Bracaj ka lindur në Ivanaj të Malësisë së Madhe në Shkodër. Ai akuzohet për vrasje, përdorim të armëve, eksplozivit.
(da.bo/BalkanWeb)