Kurbin, ekzekutohet me armë zjarri një 34-vjeçar
KURBIN - Një 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Skuraj të Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 17:30, ndërkohë që mësohet se viktima është shtetasi Kastriot Brozi, banor i këtij fshati.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 34-vjeçari është ekzekutuar me një arme zjarri tip kallashnikov, nga një person që dyshohet se është fqinji i tij.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të çastit. Policia vijon hetimet.
(er.nu/BalkanWeb)