E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, mbetete rëndë gjendjae dy fëmijëve

TIRANE- Vazhdon të jetë kritike gjendja shëndetësore e dy prej fëmijëve të aksidentit tragjik në Gjegjan të Pukës, të cilët ndodhen në Reanimacionin e Spitalit Ushtarak. 9-vjecari Erikson Peraj ka marrë dëmtime të rënda në mushkëri, ndërsa 12 -vjecarja Raisa Mustafa vazhdon të jetë në koma cerebrale për shkak të goditjeve të marra në kokë.
Zv.drejtori i Spitalit Ushtarak, Sami Koceku i cili bëri sot një paraqitje të gjendjes së tyre shëndetësore thotë se ka shpresa që dy fëmijët të kalojnë situatën e rëndë në të cilën ndodhen.

“Përjashto vajzën e vogël që është në koma cerebrale dhe djalin Erikson Peraj që janë në gjendje më serioze, të gjithë të tjerët janë aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Dëshira jonë është që ata të bëhen mirë, pavarësisht se janë rëndë dhe do të vazhdojnë të jenë rëndë, mundësitë i kanë që të kurohen” u shpreh Koceku.

Dy të plagosurit e tjerë, Miranda Mustafa 15 vjec dhe Desaro Dyzeli 7 vjec, i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet më e mirë.
Nga tragjedia e së shtunës, kur autobusi i linjës Durrës- Pukë ra në humnerë, humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë u plagosën.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›