E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli kthehet nëZvicër pas aksidentittragjik, lobon për Kosovën

TIRANë- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është rikthyer në Zvicër, aty ku mbahet edhe Konferenca Botërore e kryeparlamentarëve. Topalli u kthye në Shqipëri pas aksidentit tragjik që i mori jetën 14 personave, ndërsa nuk nguroi të vizitonte të plaglosurit në Spitalin Ushtarak e të ngushëllonte nga afër familjet e viktimave.

Zyra e shtypit të Kuvendit njofton se kryeparlamentarja Topalli gjatë Konferencës Botërore të kryeparlamentarëve do të lobojë për njohjen e Kosovës, kryesisht me homologët e vendeve afrikane, të cilët ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shteti më të ri në Ballkan.

Gjatë qëndrimit në këtë konferencë Topalli pritet të takohet edhe me homologë nga Amerika Latine, tema e bisedave me të cilët do të jetë njohja e Kosovës.

Gjithashtu kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të takojë edhe sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›