E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave

Ka ndërruar jetë sot në spitalin Ushtarak në Tiranë një prej tre të plagosurve në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Cërrik.
 

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës por mësohet se i aksidentuari që nga mbrëmja e djeshme ishte në gjendje kome.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik ku si pasojë e përplasjes së dy motoçikletave ndërroi jetë dje 22-vjeçari Besim Kullaku ndërsa u plagosën Elvan Gjyla 25 vjeç, Florenc Lika 25 vjeç dhe Elvis Qosja 18 vjeç.
 

Sipas hetimeve të para mësohet se shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i njërit prej motoçikletës dhe përkatësisht 25-vjeçari Florenc Lika.

Sipas policisë Lika i kishte vjedhur motorrin 45-vjeçarit me inicialet F.M dhe më pasi ishte larguar me shpejtësi. Mësohet se 25-vjeçari Lika do të ndalohet me akuzën për vjedhje dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›