E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Fratar, shtyhet seanca gjyqësore për shoferin grek

Gjykata e Fierit ka shtyrë sot seancën gjyqësore në ngarkim të Tomas Tzogas, shoferit të autobuzit Tiranë-athinë i cili u rrëzua në greminë vitin e kaluar duke shkaktuar 9 të vdekur dhe disa të plagosur.
 

Sipas informacioneve seanca gjyqësore është shtyrë nga mungesa e avokatit të shtetasit grek Tomas Tzogas ndërsa ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet seanca e radhës.
 

Ndërkohë ngjarja tragjike ka ndodhur në 8 nëntor të vitit 2010 në Fratar të Ballshit ku autobuzi i linjës Tiranë-Athinë i cili drejtohej nga shtetasi grek Tomas Tzogas doli nga rruga dhe përfundoi në greminë. Për pasojë vdiqën 9 pasagjerë të autobuzit ndërsa 41 të tjerë u plagosën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›