Burrel:Rëndohet gjëndja e grevistit, protest për pronën

Përkeqësohet dhe më shumë gjëndja shëndetësore e të moshuarit Hajredin Rami, i cili prej 11 ditësh është ngujuar në grevë urie, përballë godinës së Prokurorisë së Rrethit në Burrel. Sipas burimeve për “Ora News”, mësohet se grevisti tashmë është shtruar në spital dhe sipas mjekëve, gjendja e tij është tejet e rëndë, pasi ai vuan nga zemra.
Sipas mjekëve të spitalit, gjëndja e tij është mjaft kritike. Bluzat e bardha kanë kërkuar që ai të rinisë të ushqehet, pasi po shfaq probleme serioze kardiake.
74-vjeçari Hajredin Rami, ishte ngujuar në një çadër të vendosur në trotuarin e bulevardit të qytetit përballe Prokurorisë së Rrethit të Matit, në shenjë proteste ndaj këtij institucioni, pasi sipas tij, nuk i ka kthyer pronën e tij të ligjshme.