Shanaj, S`kam pasur konflikt pronësie me fqinjin

Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së ndodhur dje në Pogradec ku një 41-vjeçar qëlloi me armë banesën e tij në plazh.
Në një prononcim për mediat vetë aktori Shanaj ka mohuar të ketë pasur një konflikt me të për arsye pronësie ndërsa I ka bërë apel policisë të arrestojë autorin e ngjarjes.
“Jemi të tronditur nga ngjarja. Nuk e di përse ka qëlluar fqinji im. Nuk kemi pasur konflikte pronësie mes nesh” theksoi Shanaj.
Ndërkohë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tushemisht të Pogradecit ku 41-vjeçari Adrian Hoxhallari ka qëlluar me armë banesën e aktorit Shanaj.
Më herët u deklarua se mes aktorit dhe autorit të ngjarjes ka pasur konflikt pronësie por vetë aktori I ka hedhur poshtë këto deklarata.
Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.