Vlorë, arrestohen për vjedhje 2 persona
Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen se kanë vjedhur një magazinë me pajisje hidraulike në këtë qytet.
Burime nga policia bëjnë me dije se vjedhja ndodhi sot rreth orës 03:30 të mëngjesit në magazinën me pjesë hidraulike në pronësi të 26-vjeçarit F.M, banues në lagjen “Pavarësia”.
Sipas informacioneve dy personat kanë hyrë në magazinë dhe kanë vjedhur ç`kishte brenda.
Personat e arrestuar si të dyshuar për autorësinë e vjedhjes janë dy kushërinjtë 43-vjeçari Besnik Riza Maxhupi dhe Gentian Njazi Maxhupi, 26 vjeç ndërkohë që policia dyshon edhe për një bashkëpunëtor të tretë, i cili ka mundur t`i fshihet policisë.
Sipas burimeve të policisë personi i tretë është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.