E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, ndalohet autori i konfliktit të pronësisë

Pas hetimeve nga specialistë të krimeve në Komisariatin e Policisë në Sarandë, është bërë e mundur ndalimi i shtetasit Albert Myrtaj, 31 vjeç, pasi dyshohet të jetë autori që ka qëlluar me armë në drejtim të objektit në ndërtim, pronë e shtetasit Sinan Mata e Kosta Thanasi. Pikërisht nga kjo goditje, janë plagosur lehtë dy pastruese, Lefteria Ahmeti banore e lagjes n.4 në Sarandë dhe Engjëllushe Mata, banore e fshatit “Gjashtë”.
 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.40 të së dielës në rrugën nr.1 të qytetit. Fillimisht autori Albert Myrtaj, sqarojnë burimet e policisë, është grindur me fjalë në qendër të qytetit me shtetasin Sinan Mata.
 

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Albert Myrtaj i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake", "Plagosje e lehtë nga pakujdesia" dhe "Prishja e qetësisë publike".

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›