Tifozi: “Skela, lojtar luftarak”

Energi Kotbus ende nuk ka fituar asnjë takim gjatë vitit 2008, por fansat e klubit gjerman nuk mendojnë kurrsesi fantazisti shiptar Ervin Skela është fajtor për gjendjen e rënduar të klubit të Bundesligës. Një prej tyre gjatë një interviste të gjatë për gazetën e njohur "Die Welt" pohon: "Unë mendoj se disa lojtarë nuk janë të vetëdijshëm për situatën që po kalojmë. Gjithsesi, futbollistë si Ervin Skela dhe Timo Rost janë ndër më luftarakët". Kotbus është shumë pranë rrëzimit në Bundesliga 2.