Ziko kërkon Krespon te Fenerbahçe

Bosi i Fenerbahces, Ziko u kërkoi pronarëve të klubit të nënshkruajnë me sulmuesin e Interit, Hernan Krespo. Lajmi jepet nga gazeta sportive italiane "Tuttosport". Argjentinasi pritet të largohet nga "San Siro" pas një sezoni të varfër me zikaltërit e Mancinit.
Krespo ka luajtur vetëm 13 ndeshje gjatë këtij sezoni, por vetëm në nëntë prej tyre nga minuta e parë, pasi Zlatan Ibrahimovic, Hulio Kruz dhe David Suazo gëzojnë një formë më të mirë. Ish-sulmuesi i Celsit mbush 33-vjec gjatë verës së këtij viti dhe duket e pashmangshme një largim i tij nga Italia.
Trajneri i Fenerbahces, Ziko, klub i vetëm turk që merr pjesë në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve, shpreson se do të sigurojë shërbimet e argjentinasit. Te Fenerbahce luajnë lojtarë të profilit të lartë si Roberto Karlos dhe Aleks.