Aksidenti ne Gjader, identifikohen 2 turistet
LEZHE - Policia e Lezhes identifikon edhe dy prej turisteve kroate te aksidentuar per vdekje pasditen e se dieles ne fshatin Gjader, te Lezhes. Burime zyrtare nga komisariati thane se emrat e tyre jane Stejfan Matik, 27 vjec dhe Cik Vedran, 29 vjec, nderkohe qe bashkatdhetari i tyre, Gan Dokovic, 24 vjec, u identifikua fill pas ngjarjes se rende. Sipas policise, tre viktimat nga Kroacia ishin pasagjere te nje automjeti tip "Volsvagen", me targa SI 998 DL", me drejtues Alen Zukanovic, 36 vjec, qe udhetonte ne drejtim te Shkodres. Ai u perplas me nje maune me targa PG 2538, qe drejtohej nga Jedomir Komatina 56 vjec, nga Plava e Malit te Zi. Si pasoje e ketij aksidenti mbeten te plagosur edhe dy drejtuesit e automjeteve, Jedomir Komatina, 56 vjec, qe drejtonte kamionin dhe 34-vjecari nga Kroacia, Alen Zukanovic.
A.B
A.B