E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen per pushime, nen akuze ekuadoriania

Durres - Kishte ardhur ne Shqiperi per pushime dhe tentonte kthimin per ne Zvicer, por arrestohet se bashku me djalin e saj nje 30-vjecare me origjine nga Ekuadori. Policia e Portit te Durresit beri te ditur diten e djeshme se po heton ne gjendje te lire per "kalim te paligjshem te kufirit" Elena Aracely Prado Guevara, 30 vjece, lindur ne Santo Domingo, Ekuador dhe banuese ne Zvicer, pasi eshte kapur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ndersa tentonte te imbarkohej ne nje nga tragetet e linjes Durres-Bari. Ekuadoriania eshte ndaluar rreth ores 23:35 se bashku me djalin e saj te mitur me iniciale E. O. Mesohet se ajo posedonte dy leje te qendrimit ne territorin zviceran, te cilat dyshohen te jene te falsifikuara. Eshte bere sekuestrimi i pasaportave dhe lejeve te qendrimit te cilat do t'i nenshtrohen ekzaminimit laboratorik.

K.J


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›