E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komandot e Afganistanit kerkojne 1 mije USD

Berat - Paqeruajtesit e Afganistanit nuk kane marre ende nje pjese te shperblimit per misionin e kryer. Jane 108 ushtarake te batalionit te Trete te Repartit Ushtarak 11-03 te Garnizonit te Reagimit te Shpejt "Isa Boletini", ne Poshnje te rrethit te Beratit, qe ndonese kane tre muaj qe jane kthyer nga misioni i tyre i radhes, nuk kane marre nje pjese te shperblimit. Shuma prej 1000 dollaresh per cdo paqeruajtes prej tre muajsh mesohet se nuk u eshte dhene per arsye qe ende nuk dihen, dhe pse ata e kane perfunduar misionin e ngarkuar 2007-2008. Lajmin e bejne te ditur vete ushtaraket, por qe nuk pranojne te identifikohen per gazeten. Kjo shume lekesh nuk ka mberritur ne llogarine e tyre rrjedhese, edhe pse keta te fundit kane kerkuar prane Drejtorise se Financave ne Ministrine e Mbrojtjes, nga ku dhe kane varesi per keto problem.

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›