E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohej per plagosje, tenton vetevrasjen ne qeli

Pogradec - Tenton vetevrasjen ne ambientet e paraburgimit te Komisariatit te Pogradecit nje 23-vjecar, per te cilin vetem dy dite me pare gjykata kishte dhene masen e sigurise per vepren penale te plagosjes se rende me dashje. Shpetim Xhukellari eshte shpetuar ne momentet e fundit nga policet roje te dhomave te paraburgimit, ndersa kishte perdorur krahet e bluzes per te kryer aktin e veteflijimit. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth ores 15:00, ndersa policet gjeten te lidhur bluzen ne hekurat e qelise dhe te riun qe perpiqej te vetevarej. Sipas hetimeve te kryera, 23-vjecari i perfshire ne nje sherr ne fshatin e tij Verdove te ketij rrethi, akuzohej per plagosjen me arme te nje bashkefshatari. I indinjuar nga masa e sigurise dhe ne depresion, ai ka tentuar te vetevritet.

G.A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›