Aksidenti në Gramsh, identifikohet viktima e 3

Identifikohet viktima e aksidentit të mbrëmjes së të shtunës në aksin Gramsh- Korçë. Sipas informacioneve bëhet fjalë për shtetasin Dritan Balla i cili u gjet paraditen e sotme në lumin Devoll. Burime zyrtare konfirmuan se 2 viktimat e para të gjetur janë Petrit Ahmeti dhe Behar Senkollari ndërkohë që
vijon operacioni për gjetjen e trupit që mungon.
Trupat e Petrit Ahmetit dhe Behar Senkollarit dhe Dritan Ballës u gjetën rreth 20 kilometra larg vendit, ku furgoni me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Devoll.
Identifikimi i dy viktimave u bë i mundur nga familjarët me anë të rrobave që mbanin veshur, pasi trupat kanë pësuar dëmtime të rënda.
Trupat e pajetë janë dërguar për në morgun e Spitalit të Gramshit ku do ti nënshtrohen ekspertizës
Ndërkaq forcat e policisë së Gramshit dhe ata RENEA, vazhdojnë operacionin e kërkimit.
Kërkimet janë përqëndruar për gjetjen e trupit të katërt të viktimave të aksidentit.
Kërkimet janë shtrirë në një gjatësi prej 30 kilometrash nga vendi, i aksidentit, pasi dyshohet se trupat e pajetë janë marrë me vetë nga rrjedha e lumit.
Kërkimet nisën që ditën e dielë, ndërsa forcat e policisë janë po mbështeten edhe nga polumbarët e forcave RENEA dhe banorët e zonës.
Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, Mollë-Gra-bollë, 45 km larg nga qyteti i Gramshit, në kohën kur një furgon me targa të Korcës, KO 18 93 B ka dalë nga rrugë dhe përfundoi në ujrat e lumit.
Automjeti drejtohej nga Elis Sogani, ka devijuar nga aksi i rrugës duke u rrokullisur në humnerë e duke përfunduar në dallgët e lumit të Grabovës së bashku me katër personat që ishin në të.
Ende nuk është e qartë nëse viktimat kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes apo mbytjes në lumë, por pritet që të jetë ekspertiza e policisë që do të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë