Drama "Njeriu i rërës", fituese në konkursin "Të flasim mbi kufijtë"
TIRANE- "Njeriu i rërës", një dramë e autores Julia Ruvina, u shpall sot fituese e vendit të parë si dhe shumës prej 3500 euro në finalen e konkursit austriak të dramës për Shqipërinë "Të flasim mbi kufijtë", e zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Konkursi i dramës "Të flasim mbi kufijtë" u bë i njohur disa muaj më parë si një projekt letrar dhe teatror, në kuadër të së cilës u ftuan autorë shqiptarë të shkruajnë rreth temës "Ndjenja jetësore në kohë shndërrimesh".
Konkursi ishte një iniciativë e Ministrisë Austriake për çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, P.R.N Club-it austriak dhe ministrisë shqiptare të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nën kurimin e dr. Christian Papke.
Juria ndërkombëtare e këtij konkursi, përbëhej prej kritikut dhe studiuesit, Mark Marku, regjisorit dhe drejtorit të festivalit të teatrit bashkëkohor “Skampa” të Elbasanit, Adonis Filipi, drejtorit të “Neuköllner oper” të Berlinit Christian Römer si dhe regjisorit dhe dramaturgut dr. Christian Papke.
Në vendin e dytë të këtij konkursi, në të cilin u paraqitën 20 drama të autorëve shqiptarë, u rendit drama "20 vjet, 2 javë, 2 ditë", e Stefan çapalikut, të cilit iu akordua edhe një shpërblim prej 700 eurosh.
Drama e autores Julia Ruvina, "Njeriu prej rëre", përveç shpërblimit financiar prej 3500 euro, të akorduar nga Ambasada Austriake në Tiranë, do të përkthehet në kuadër të këtij projekti në gjuhën gjermane dhe më tej do të botohen 11.000 kopje të saj.
(e.n/ata/BalkanWeb)