E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekt në tubacionin e ujësjellësit të Tiranës

Një defekt i rëndë është konstatuar në tubacionin e ujësjellësit të Tiranës duke lënë disa zona të kryeqytetit pa ujë të pijshëm. Lajmi konfirmohet për "Ora News" nga drejtori i ujësjellësit Sahit Dollapi i cili theksoi se defekti ka ndodhur në tubacionet mes depos së Tiranës dhe uzinës së Traktorëve. Sipas Dollapit defekti është shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave në zëtë zonë dhe për pasojë është krijuar edhe avaria në furnizimin me ujë të pijshëm i disa zonave në Tiranësi në Qytetin Studenti, Tirana e Re dhe lagjja "Ali Demi". Gjithashtu Dollapi duke theskuar se ky është defekti i katërt brenda këtij viti shtoi se po punohet për riparimin e defektit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›