KEK kërkon sërish rritjen e cmimit të energjisë
PRISHTINE- Kërkesa e Korporatës Energjetike të Kosovës për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 13%, nuk është miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
KEK-u beson se ZRRE do ta aprovojë kërkesën për ndryshim të tarifave dhe nga muaji i ardhshëm do t’i shpërndajë faturat me çmime të reja.
“KEK deri më 5 mars 2010 do t’i dërgojë komentet e veta me argumente shtesë për të hyrat e lejuara që kërkohen në vlerë prej 181 milionë eurosh dhe tarifat për mbulimin e tyre”, tha zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Viktor Buzhala. S
ipas tij, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka bërë vetëm komente në lidhje me aplikimin final tarifor të KEK-ut.
“Kërkesa e KEK-ut shkon në të mirë të konsumatorëve nëpërmjet përmirësimit të mëtejshëm të furnizimit dhe investimeve kapitale që ndikojnë në shërbime më kualitative”, deklaroi zëdhënësi Buzhala.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)