E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, alarm për bombë në ndërtesën e delegacionit të BE

BEOGRAD – Evakuohet personeli i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, pas një telefonate anonime për vënien e një bombe në ndërtesë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve serbe TANJUG.

''Personeli i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe rezidentë të tjerë u evakuan nga ndërtesa pas telefonatës anonime'', shkruan agjencia.

Ndërkaq mësohet se skuadra të specializuara për çaktivizimin e bombave po kryejnë kontrollin e ndërtesës. Pas këtij kontrolli pritet të bëhet e ditur nëse alarmi ishte fals apo nëse në godinë është gjetur vërtetë lëndë plasëse.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›