Aksidenti në Himarë, ambasadorët e BE-së shprehin ngushëllimet

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, së bashku me Shefat e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, kanë shprehur ngushëllimet lidhur me aksidentin e djeshëm rrugor në Himarë ku mbetën të vrarë 13 persona dhe janë plagosur 26 të tjerë.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, së bashku me Shefat e Misioneve te Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshirojnë t`u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të aksidentit rrugor tragjik që ndodhi dje në Himarë. Dëshirojmë t`u shprehim simpatinë tonë më të ndjerë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe t`iu urojmë të plagosurve shërim të plotë dhe të shpejtë" thuhet në deklaratën e ambasadorëve të BE-së në Tiranë.