Berisha viziton të plagosurit në Spitalin Ushtarak

Nga qyteti i Elbasanit, ku la dhimbjen e familjarëve të 11 vajzave, Kryeministri Berisha ka preferuar si stacion ndalese Spitalin Ushtarak, ku po viziton studentet që po trajtohen aty, pas plagëve të rënda që morën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e të hënës në Qafën e Vishës, në Himarë, ku humbën jetën 13 persona, mes të cilëve 11 studente, shoferi i autobusit dhe i fejuari i njërës prej studenteve. Zoti. Berisha do të shohë nga afër situatën e të rejave që po marrin trajtimin mjekësor. Më herët Drejtori i këtij spitali komunikoi se situata është në përmirësim, por dy prej tyre vazhdojnë të jenë me frymëmarrje artificiale.
vijon………….