E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operohet Florije Peci, Olldashi: Ende në gjendje kome

Ka përfunduar ndërhyrja kirurgjikale e njërës nga pacientet që ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranë, konkretisht e studentes Florije Peci. Në një dalje për shtyp pas operacionit mjeku Fatos Olldashi dha dhe detajet e operacionit dhe situatën e vajzës, që sipas tij ndodhet në gjendje kome dhe akoma nuk mund të flitet për kalimin e rrezikut.
 

“ Përfundoi operacioni i njërës nga të plagosurat, Florie Peci. Kishte shumë dëmtime të kockave dhe nervave, ndodhet në gjendje kome ka dhe dëmtime të tjera në kokë dhe gjoks. Në këtë moment nuk themi dot që është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja është më e përmirësuar se dje. Të gjithë pacientët janë më mirë nga dita e djeshme , por jo jashtë rrezikut për jetën. Dy paciente po mbahen me frymëmarrje artificiale”-tha Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›