E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Elbasan: Solidarizohemi me dhimbjen e famijlarëve

I ardhur nga Shtetet e Bashkuara, në kuadër të pjesmarrjes në takimin e nivelit të lartë të Natos në Çikago, Kryeministri i vendit Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvanit” në nderim të 11 studenteve që humbën jetën në aksidentin e përgjakshëm të Himarës. I zhveshur nga petku politik, mes lotëve Kryeministri i vendit u shprehi ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave, ndërsa garantoi se strukturat shtetërore do të bëjnë gjithcka për të plagosurit që gjenden në spitale, në mënyrë që ato të shërohen sa më shpejt.
 

“Tragjedi e rëndë, zi e madhe, ngushëllimet e sinqerta familjarëve. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, solidaritetin më njerëzor të gjithë prindërve, familjarëve të studentëve që u ndanë nga jeta, në një aksidentet më tragjike që Shqipëria ka njohur. Ngushëllime të gjithëve për këtë dramë të madhe, për ndarjen nga jeta të vajzave të këtij universiteti që ishin nisur në një udhëtim për të shijuar bukuritë e vendit të tyre. Uroj që shpirti i tyre të gjejë paqen, uroj që familjarët të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen,dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të plagosurve, ndërsa u siguroj se do të bëjmë gjithcka që është e mundur për të mbyllur plagët e tyre” tha ai.
 

Ndërkohë sot është shpallur ditë zie kombëtare ndërsa në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë. Ndërkohë Ministria e Brendshme është ngarkuar të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›