Udhëtimet shkollore, Berisha: Masa të rrepta, Valoshi: Rishikim programit
Tiranë- Mbledhja e sotme e qeverisë shqiptare nisi me një minutë heshtje për 13 viktimat e aksidentit tragjik në Himarë, ku shumica ishin studente të Universitetit Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan.
Kryeministri Sali Berisha pasi falenderoi të gjithë strukturat e shtetit, popullin himariot dhe atë mbarë shqiptar për ndihmesën që i dhanë viktimave të aksidentit që mori permasa tragjike bëri thirrje për një hetim të plotë të tij.
Aksidenti është nën hetim dhe një i plotë dh gjithanshëm duhet të bëhet. Është e parakohshme të flitet në mënyrë përfundimtare për shkakun e tij por rëndësi kapitale është që ministritë e linjës, ajo e Brendshme, e Transportit dhe Arsimit duhet të merren me të gjithë këtë problematikë’- tha Berisha.
Sipas kryeministrit transporti i organizuar i nxënësve dhe studentëve duhet të ndjekë kushte specifike për të parandaluar përsëritjen e të tilla aksidenteve në të ardhmen.
‘Ne kemi rregulla të caktuar për udhëtimet e nxënësve studentëve në dy ose më shumë autobuza, por mendoj se është e domosdoshme që pas përfundimit të hetimit të plotë mbi këtë aksident ndër më tragjikët në historinë e vendit të nxirren të gjitha përfundimet në mënyrë që transporti i organizuar i nxënësve dhe studenteve të ketë kushte dhe rregulla më të veçantaështë detyrë e të gjitha institucioneve ta studiojnë rastin konkret për të mundur të përcaktojnë kushte dhe rregulla që ndikojnë pozitivisht në parandalin e tyre. Kushte dhe rregulla komplekse, duhet të bëjmë gjithçka që një seri rregullash dhe kushtesh të transportit të nxënësve dhe studenteve të jenë operative dhe të zbatueshme-tha Berisha.
Po sot lidhur me ngjarjen ka folur edhe rektori i universiteti të Elbasanit, Liman Varoshi i cili ka theksuar se akuzat e familjarëve se studentet u detyruan të shkonin në ekspeditë nga pedagogët janë të pabaza, pasi sipas tij ekspeditat janë pjesë e planit mësimor i përcaktuar qartë nga Karta e Bolonjës. Por Varoshi shtoi se do të rishikohen këto plane mesimore marrë shkak edhe nga ngjarja tragjike që ndodhi të hënën.
Dorina Bilbili/IDEA/