E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Himarë, studentet e mbijetuara sërish në protestë

Të tjera rreth shkrimit SIGMA dje: Do të dëmshpërblehen Tragjedia e Himarës, Studentet: Duam 150 mln lekë dëmshpërblim ELBASAN- Studentet e mbijetuara në aksidentin tragjik të 22 majit në Himarë mbështetur nga bashkëmoshatarë studente të universitetit “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan protestuan sërish sot dëmshpërblimin që nuk i është dhënë ende nga kompania e sigurimeve SIGMA. Protesta u zhvillua para godinës së universitetit.

Studentët e "Aleksandër Xhuvani" kanë dalë në mbështetje të protestës duke bojkotuar orën e tretë të mësimit.

Studentet thonë se SIGMA i detyrohet 150 milionë lekë të reja dhe ndonëse kanë kaluar 11 muaj nga aksidenti ata ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

Studentet e mbijetuara  i kanë bën apel edhe ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe kryeministrit Berisha të ndërhyjnë pasi kanë nevojë për para për të vazhduar mjekimin.

Aksidenti i rëndë i mori jetën 11 studenteve, shoferit të autobusit dhe të fejuarit të një studenteje e cila arriti t'i mbijetojë. 26 studente u plagosën.

Dje Nëndrejtori i kompanisë së sigurimeve SIGMA, Lavdi Avllaj në një prononcim për “Shqiptarja.com”, u shpreh se vajzat nuk kanë pranuar të sjellin raportin mjekësor.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›