E Diel, 1 Nëntor 2026

Qiproja ndalon publikimin e emrave që tërhoqën depozitat nga bankat

NIKOZIA- Qiproja nuk do të publikojë emrat e rreth 6 000 personave fizikë dhe juridikë, të cilët kanë nxjerrë para nga Qiproja në fillim të marsit, deklaroi kryetari i Parlamentit qipriot, Janaqis Omiru.

''Lista me emrat do të dorëzohet te deputetët, ndërkohë që një pjesë e transferimit të parave jashtë vendit ka qenë në kuadër të veprimtarive ligjore, tregtare dhe të tjera'', deklaroi Omiru.

Kryetari i komisionit parlamentar për këtë çështje, Dhimitris Siluris kritikoi përfaqësues të partive politike, të cilët arritën të ndërprisnin hetimet për transferimin e parave jashtë vendit.

Banka Qendrore e Qipros i dorëzoi këtij komisioni parlamentar një listë me emrat e 6 000 personave fizikë dhe juridikë të cilët kanë tërhequr depozita prej dhjetëra miliona eurosh.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›