Dëmshpërblimet gjermane të luftës, replika Gjermani-Greqi
Reagime të menjëhershme ka patur në Greqi pas deklaratës së ministrit gjerman të financave për çështjen e dëmshpërblimeve të luftës nga Gjermania.
Ministri Schauble i cilësoi të papërgjegjshme deklaratat e Athinës në lidhje me pagesën e dëmshpërblimeve të luftës nga vendi i tij, duke e bërë të qartë se ai nuk sheh shpresë për këtë çështje. Ai vuri në dukje se "rruga e reformave është e gjatë" dhe se "grekët nuk duhet të mashtrohen."
Ministri i jashtëm grek Dimitris Avramopulos deklaroi në Parlament se "kompensimi gjerman është një çështje që është ngritur shumë vite nga ana e shtetit grek. Nëse skaduar apo jo ky supozim kjo përcaktohet nga e drejta ndërkombëtare dhe gjykatat ndërkombëtare”.
Avramopulos vëren se "çështja e kompensimit gjermane si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, është një çështje e historike, humanitare politike dhe ligjore".
"Greqia duke marrë parasysh faktorët e mësipërm dhe marrëdhëniet dypalëshe e ndërkombëtare, rregullisht e ngre këtë çështje në takimet bilaterale mes të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe në kontaktet zyrtare mes ministrive", vëren Ministri grek i Punëve të Jashtme.
Nevojën për një bazë të fortë ligjore mbi pretendimin e dëmshpërblimeve që Gjermania i detyrohet Greqisë, ka theksuar ministri i Jashtëm, Dhimitris Avramopulos gjatë takimit të tij me Presidentin e Republikës, Karolos Papulias. Kreu i shtetit shprehu interesimin e tij personal për çështjen e dëmshpërblimeve, sepse siç rikujtoi, ishte ai vetë që në vitin 1995 i ka paraqitur Notën përkatëse qeverisë gjermane. Avramopulos tha se rezultati konkret tashmë është përcjellë në Këshillin Ligjor të Shtetit. "Ne duhet të kemi një bazë të fortë ligjore, sepse një veprim i tillë do të ishte më tepër ligjor dhe më pak politik", tha ministri i jashtëm.
Gjermania i detyrohet Greqisë miliarda euro si dëmshpërblim për dëmet e luftës së dytë botërore. Përllogaritjet janë kryer nga ekspertë të ministrisë greke të financave, të cilët kanë përpiluar një raport prej 80 faqesh. Nga përllogaritjet del se Gjermania i ka borxh Greqisë, në total 162 miliardë Euro. Shifra është e barabartë me 80% të prodhimit të brendshëm bruto të Greqisë. Vetëm huatë që pushtimi nazist mori me detyrim nga bankat greke, për të paguar punëtorët gjermanë në këtë vend, gjatë viteve 1942-1945 arrijnë në 54 milion euro.