Serbia hap dokumente arkivore të liderit jugosllav Tito
BEOGRAD- Një komision shtetëror hapi në Beograd disa kasaforta që përmbajnë objekte dhe dokumente që i përkasin liderit jugosllav, Josip Broz Tito, i cili vdiq në vitin 1980.
Në hapjen e këtyre dokumenteve, që gjendeshin në Bankën Kombëtare të Serbisë, ishte i pranishëm edhe presidenti serb, Tomislav Nikoliç.
Sipas medias vendase, komisioni nuk do të bëjë publik asnjë dokument gjatë 10 ditëve të ardhshme, kohë e nevojshme për të përcaktuar natyrën e materialeve që gjenden në këto kasaforta.
Ky është edhe një vendim i marrë nga presidenti serb.
Askush nuk ka ditur deri tani përmbajtjen e vërtetë të këtyre kasafortave, nëse bëhet fjalë pra për objekte personale dhe private të Titos apo për dokumente shtetërore.
(d.b/BalkanWeb)