E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Itali, në gjendje të rëndë dy shqiptarë



PESKARA - Vazhdon të jetë e rëndë gjendja shëndetësore e dy prindërve shqiptare të cilët u aksidentuan dy ditë më parë në autostradën A 14 në Ortona të Çietit. Ata ndodhen të shtruar në spitalin e Peskarës dhe gjendja e tyre është stabilizuar, por ende e rëndë. Nga ngjarja e dy ditëve më parë humbën jetën dy fëmijët e tyre, djali shtatë vjeç dhe vajza katër vjeç. Makina drejtohej nga babai i dy fëmijëve me inicialet S. C., 34 vjeç. Mësohet se përplasja e makinave njëra pas tjetrës është shkaktuar nga një kamion i madh, që ka goditur makinën tip “Ford Fiesta” të familjes Shqiptare me banim në Teramo. Nga aksidenti janë plagosur edhe katër shtetas italianë. Sipas hetimeve paraprake shoferi i kamionit duket se nuk ka respektuar distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›