E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi “SWIFT” do të fillojë funksionimin në BSH



Sistemi network i Shoqërisë Botërore Ndërbankare për Financim të Telekomunikacionit (SWIFT) pritet të fillojë funksionimin edhe në Bankën e Shqipërisë. Burime nga Banka Qendrore bënë të ditur se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të diskutojë këtë javë, në mbledhjen e radhës, "Mbi projekt-rregulloren e funksionimit të sistemit SWIFT në Bankën e Shqipërisë”, çka do të shënojë edhe startin e këtij shërbimi të ri bankar në vendin tonë. Shoqëria Botërore Ndërbankare për Financim të Telekomunikacionit (SWIFT) përfshin në vetvete institucione bankare dhe financiare nga 208 shtete, të cilat, duke u identifikuar përmes kodit SWIFT, i vijnë në ndihmë çdo klienti nga shtetet anëtare të SWIFT-it për transaksione të ndryshme bankare.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›