Arrestohet 26-vjeçarja shqiptare, trafikonte vajza në Francë
Itali - Arrestohet një qytetare shqiptare në Itali. Në pranga ka përfunduar 26-vjeçarja Marika Bano, e akuzuar për trafik qeniesh njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni. Arrestimi është bërë nga Policia e Aleksandrisë, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore franceze. Bano jetonte së fundi në Karbonara Skrivia në Tortoneze. Tashmë Bano do të dalë para gjykatës së Apelit në Torino, ku do të vlerësohet kërkesa për ekstradim në Francë. Vitin e shkuar policia kishte bërë hetime për të zbuluar anëtarët e një organizate të përbërë nga shtetas shqiptarë, që trafikonin vajza të reja deri në Francë, të cilat i përdornin pastaj për prostitucion edhe në Itali. Meqë aktiviteti kryesor është kryer në Francë dhe gjyqi do të zhvillohet po atje. Pritet që Bano të përballet së shpejti me ekstradim.
27 Gusht 2008