Kryeministri Berisha ne 45 vjetorin e krijimit te Akademise se Arteve
Kryeministri, Sali Berisha ishte i pranishëm në 45 vjetorin e themelimit të Akademisë së Arteve. Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i ekzekutivit shqiptar dha vlerësimet më ta larta për të gjithë ata që studiuan dhe vazhdojnë të studiojnë në këtë akademi.
“Kam kënaqësi të veçantë jem në këtë përvjetor. Me krijimet tuaja ju jeni elementë të lumturisë njerëzore, i kënaqësisë njerëzore. Me eksperiencën tuaj ju jeni pjesë e krenarisë kombëtarë , e qytetarisë kombëtare. Me asgjë nuk krenohen qytetarët e këtij vendi, më shumsë sesa me artitsët e vet”, vlerësoi Berisha, gjatë fjalës së tij.
Gjithashtu, kryeministri Berisha deklaroi se “në këto 45 vite universiteti ka nxjerr kollosë të mëdhenj në të gjitha artet. Në këto 20 vite jo me përkrahjen e merituar, ju sërish ia keni dalë të përfaqësoni kulturën dhe artin e këtij vendi. Qeveria është përtpjekur ta mbështesë universitetin, por do bëjë shumë më tepër në vijim”.
Ndërkohë duke u ndalur në përgatitjet për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kreu i qeverisëse kërkoi bashkëpunimin e përfaqësuesve të akademisë, që me krijimet e tyre të japin kontribuojnë në aktivitet që do të organizohen me këtë rast.
Njëkohësisht, një kërkesë të tillë kryeministri Berisha ia drejtoi dhe qeverisjes vendore. “Autoritetet vendore të vendosin një bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Arteve, pasi talentet e këtushme mund t’u japim qyteteve pamjen që meritojnë, u japim respketin që meritojmë”, vlerësoi Berisha.
Në këtë aktivitet, kreu i ekzekutivit, Berisha u ndal dhe në një tjetër moment që mbart dita e sotme, atë të një viti pa vizë në BE, ku përshëndeti autoritetet e vendit në respektimin e regullave, dhe shprehu mirënjohjen më të thellë për parnterët evropianë.