Komisioni i ligjeve, Kryeprokurorja Rama paraqet një sërë kërkesash

Në komisionin e ligjeve kryeprokurorja Ina Rama ka paraqitur një sërë kërkesash ku në fillim ka qenë për buxhetin e këtij institucioni duke parashtruar me shifra si numrin e punonjësve ashtu edhe ngritjen e zyrave të reja. Kështu Prokurorrja e Përgjithshme ka paraqitur shqetësimet për problemet e projektbuxhetit të Prokurorisë së Përgjithshme që jane paraqitur për diskutim dhe miratim nga ana e qeverisë. Veç kësaj numri një i organit të akuzës ka kërkuar ngritjen e shërbimit të ekspertimit nga fusha e financës dhe teknologjisë, nevojë e vitit të shkuar, e cila do të shërbejë për hetimin e krimti financiar, pasi shpesh herë Prokuroria është gjendur në vështirësi për të përpiluar një akt ekspertimi sepse duhen individë me njohje në fushën e financave e teknologjisë, nevoja e një konsulenti për të lexuar një material të tillë.
Më tej është kërkuar ngritjen e një zyre përkthyesish për të përballuar volumin, pasi një dosje mund të ketë mijëra faqe e fashikuj për t'u përkthyer. Edhe emërimin e 10 magjistrateve. i parashikuar dhe me emërimin e tyre nuk kalohet numri 330 i prokurorëve i përcaktuar me ligj nga presidenti. Një tjetër kërkesë është këshilltarët për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila është një strukturë e nevojshme. Ndihmesat ligjore do të jetë një zyrë që asiston dhe që nuk ndikon në hetime të drejtpërdrejta,shërben si filtër apo konsultë bruto.