E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Shkodër, identifikohen viktimat

Janë identifikuar tre viktimat e aksidentit në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Viktimat janë Përparim Haliçaj vjeç 36, Besim Halicaj vjeç 32, që të dy vëllezër, si dhe Selami Hakaj vjeç 27 vjeç. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit.
utovetura tip BMW ngjyrë e zezë me targa të huaja FL 03YNC, që drejtohej nga shtetasi Përparim Haliçaj ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin me ujë pranë rrugës në vendin e quajtur "Ura e Dedë Gjo Lulit".
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›