Aksidenti ne Tale, nje i vdekur dhe dy te plagosur
LEZHE - Nje aksident i rende automobilistik ka ndodhur ne superstraden Fushe Kruje - Lezhe, ku nje person ka mbetur i vdekur. Perplasja ka ndodhur ne oren 05:30 te mengjesit te djeshem, kur nje makine tip "Benz", e modelit "E-clas", me targa te Kosoves, 469 KS 300, qe drejtohej nga Arben Sadrija, eshte perplasur me nje dum-dum, ne afersi te kryqezimit te fshatit Tale ne rrethin e Lezhes. Shpejtesia e madhe e mjetit qe po udhetonte nga Lezha per ne Tirane dhe dalja e menjehershme ne rruge pa asnje sinjal e dumdumit, ka qene momenti fatal, qe solli dhe perplasjen e dy mjeteve. Si pasoje e perplasjes mjeti tip mjeti bujqesor eshte ndare pergjysme, ndersa "Benzi" ka dale rreth 16 metra nga rruga qe po udhetonte duke mbetur ne ane te superstrades. Kjo gje eshte bere e ditur nga burime zyrtare te policise se Lezhes. Si pasoje e perplasjes ka mbetur i vdekur ne vend drejtuesi i dumdumit Altin Frroku nga fshati Zejmen i Lezhes. Sipas policise viktima eshte derguar ne morgun e spitalit ne pritje te terheqjes se trupit pa jete nga ana e familjareve. Ndersa drejtuesi i "Benzit", Arben Sadria pasi ka marre mjekimin e pare ne spitalin e Lezhes eshte shoqeruar ne komisariat. Sipas policise se bashku me Sadrine udhetonte edhe nje tjeter shtetas nga Kosova i cili quhej Haki Pushuku, 50 vjec. Te njetat burime saktesojne se Pushku eshte ka demtime te renda dhe per pasoje eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet. A. Bushi