Sherri per femren, plagoset polici
TIRANE - Plagoset me arme nje efektiv i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte (FNSH), te kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme rreth ores 19:45 minuta, kur Artan Metuku, 35 vjec eshte plagosur nga tre plumba te dale nga nje "Kallashnikov", qe mbahej nga Elvis Belba. Ngjarja e rende ka ndodhur ne afersi te nje bilardoje ne rrugen "Babe Rexha", per shkaqe banale. Burime nga policia thane mbremjen e djeshme per "KJ", se ka qene nje zenke e nisur me fjale ne fillim mes tre personave, e nisur per nje vajze. Por fjalet mes te rinjve kane shkuar ne grushte dhe autori i dyshuar i ngjarjes, qe policia tha se eshte kapur, ka marre nje automatik. Ne nje gjendje te rende mendore i riu, rreth 30 vjec, ka qelluar ne drejtim te efektivit te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, duke e lene te plagosur, dhe me pas eshte munduar qe te largohet, por pa mundur.
Zenka
Rreth ores 19:00, tre te rinj mes tyre dhe autori i dyshuar dhe plagosuri, kane nisur nje sherr mes tyre, per shkaqe te dobeta. Burimet nga uniformat blu, kane bere te ditur mbreme, se pikenisja e zenkes ka qene nje femer, per te cilen pretendonin dy palet. Perplasja mes tre te rinjve ka nisur ne nje prej bilardove te rruges "Babe Rexha", ku banonte dhe autori. Pas me shume se 30 minutash qe ata kane debatuar me njeri-tjetrin zenka ka kaluar ne perplasje me grushte dhe sende te forta duke bere qe sherri te merrte permasa te medha. Pasi jane zene dhe autori i dyshuar Elvis Belba, ka shkuar ne banesen e tij, ku ka marre armen te llojit "Kallashnikov" dhe ka qelluar ne drejtim te efektivit te FNSH-se, duke e plagosur ate. Me pas, i dyshuari se bashku me armen qe qelloi mbi policin, eshte larguar, por nuk ka mundur te ike shume. Ai ka hyre ne nje pallat dhe aty ka bere rezistence ndaj policise, por pa qelluar.
Arrestimi
Ne vendin e ngjarjes ne afersi te vendit te quajtur "Fusha e Aviacionit", kane mberritur forca te shumta policie, te Komisariatit numer 2, por dhe ato speciale RENEA. Keta te fundit kane negociuar me autorin e dyshuar per disa kohe, duke bere qe ai te pranonte ne fund qe te dorezohej. Pas arrestimit Belba eshte marre ne pyetje nga efektivat e policise dhe me pas eshte cuar ne paraburgimin e Komisariatit numer 2, ku eshte mbajtur nen vezhgim. Hetimet ne lidhje me kete ngjarje te rende, jane duke u bere nga efektivet e seksionit te Krimeve Kunder Shendetit dhe Jetes, ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Keta te fundit thane se, autori i dyshuar u arrestuar dhe ne deshmine e tij ka thene, se ka qene nje sherr i nisur per nje vajze.
Artan Cena