E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Lites, i dyshuari sot per mase sigurie

TIRANE - Autori i vrasjes se ish-efektivit te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, Muharrem Likes, sot do te paraqitet para togave te zeza, te Gjykates se Tiranes per masen e sigurise. Dhe pse autori i dyshuar Kastriot Stojani, e ka pranuar vrasjen e kryer, ai pritet qe te lihet nen masen e sigurise se "arrestit me burg". Kjo gje eshte bere e ditur nga burime te prokurorise, qe kane thene, se kete mase do te kerkojne dhe kane besim se dhe gjykata do ta miratoje kete vendim. Gjate seances se sotme, institucioni i akuzes do te kete ne dore dhe nje prove me teper. Sipas burimeve eshte sjelle pergjigja nga Instituti i Policise Shkencore ne lidhje me armen qe ka qelluar tre plumbat mbi 44-vjecarin Lita, ne kazione ne afersi te Stacionit te Trenit, ne kryeqytet. Ngjarja e rende, ku u perfshine disa persona, mes tyre nje efektiv i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte dhe nje ish-efektiv i ketij sektori ndodhi ne mbremjen e pak diteve me pare kur Lita, gjendej ne lokalin e lojerave te fatit. Ai po luante aty, ne menyre te perseritur, duke synuar si gjithe te tjeret qe frekuentojne kazinote, te fitoje shpejt e shpejt disa para. Pasi kishte humbur shume para ka filluar nje sherr mes viktimes dhe autorit. 44-vjecari baba i dy femijeve, biznesmen ne fushen e ndertimit, kishte pesuar nje moment gjaknxehtesie. Kishte reaguar keq, per faktin qe kishte humbur nje shume parash. Ne rrethana te irritimit, ka ngritur zerin dhe madje i eshte sulur makinave te kazinose, duke goditur syresh ndonjeren prej tyre. Ketu ka ndodhur dhe vrasja, qe ka cuar ne pranga Kastriot Stojanin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›