Reforma ne polici e "Olldashit", largimi i 1854 efektivave blu
Reforma "Olldashi" solli jo pak ndryshime ne nivelet drejtuese ne Policine e Shtetit. Ne dhjete muaj ish-kreu i Ministrise se Brendshme, Sokol Olldashi, firmosi ndryshimin e 55 drejtuesve te policise. Disa ishin me fat se moren poste me te larta. Per disa te tjere firma e ministrit ka qene ndeshkim per nje post me te ulet, si dhe nuk mungojne rastet per perjashtim nga radhet e policise. Por pervec ndryshimeve te drejtuesve dhe shefave te komisariateve, erdhi edhe nje furtune shkarkimesh. Ishin jo pak, por 1854 police, te cilet u detyrua qe ne baze te reformes te dorezojne uniformat e rendit, per t'u larguar nga puna. Ish-ministri Olldashi kishte deklaruar disa jave para reformes se te gjitha emerimet do te kene per baze profesionalizmin dhe efektivitetin ne pune. Me shume ndryshime ka pasur kryeqyteti dhe qyteti bregdetar i Durresit. Nderkohe qe shkurtimet preken me shume 10 qarqet e tjera te vendit. E kunderta ndodhi ne kryeqytet. Shtimi i uniformave blu ne Tirane u argumentua me faktin e mbipopullimit. Menjehere pas nderrimit te pushteteve, atehere kur ne vend te Igli Toskes u emerua si minister i Brendshem Sokol Olldashi, filluan ndryshimet e para edhe ne radhet e uniformave blu. Qe nga gushti i vitit 2005 e deri me doreheqjen e Olldashit, pothuajse te gjithe shefat e komisariateve dhe drejtuesit e policise jane ndryshuar. Ish-ministri Olldashi, qe u cilesua si nje nga ministrat me te suksesshem te qeverise "Berisha", pervecse u ndryshoi postet oficereve qe vendosi te risjelle vete ne polici, pa te arsyeshme edhe nje reformim ne polici. Brenda pak muajsh, ne baze te kesaj reforme, u larguan nga puna 1854 uniforma blu. Funksionimi i kesaj reforme kaloi neper nje sere mekanizmash, duke filluar qe nga nje testim me 36 pyetje qe iu krye policeve e deri te inspektimi i dosjeve te tyre per te pare masat disiplinore.