"Nipin i Ben Qimes nuk e njoh"
FIER - "Arrest me burg" nen masa te rrepta sigurie ka vendosur Gjykata e Fierit, per Angjelo (Engjell) Sado, autori i dyshuar per plagosjen e nipit te Ben Qimes, (Arben Isufi). Masa e sigurise eshte dhene nje dite me pare nga Gjykata e Shkalles se Pare e Fierit. Gjithashtu gjate kesaj seance jane caktuar masat dhe per kater bashkepunetoret e Sados. Por gjate nje bashkebisedimi per gazeten, Sado ka deklaruar se, nuk i njihte personat qe ka plagosur, por sepse kishte lene qe te takonte nje grek, qe i kishte 50 mije euro. "Une shkova atje se kisha folur me nje grek. Ai ndodhej me personat qe plagosa. Une doja ta takoja pasi i kisha borxh atij shumen e 50 mije eurove. Gjate bisedes qe pata me grekun ata nderhyne dhe me ofenduan. Une qellova mbi ta. Nuk i njihja e nuk i njoh", ka thene i akuzuari per plagosjen e kater personave, Angjelo Sado.
Rrefimi
Nen masa shume te rrepta sigurie u zhvillua diten e djeshme ne Gjykaten e Fierit masa e sigurise ndaj Angjelo (Engjell) Sada dhe 4 personave te tjere te cilet e ndihmuar per ta fshehur ate pas kryerjes se krimit. Sada ka qene i pari qe eshte paraqitur para togave te zeza te Fierit ne oren 9:15 minuta. Forca policore dhe te FNSH-se kane shoqeruar e blinduar Gjykaten e Fierit per te shmangur ndonje incident te mundshem. Sada nuk ka pasur avokat mbrojtes nderkohe qe per te eshte vendosur avokati qe ka caktuar gjykata qe ka qene i gatshem. Seanca gjyqesore ka qene me dyer te mbyllura. Gjyqtare e seances ishte Adelina Zarka, e prokurore e ceshtjes Elida Hoxha. Pak para se te fillonte seanca gjyqesore Angjelo Sada qe dyshohet se eshte autori i plagosjes se Ahmet dhe Amarildo Isufaj, Pirro Jaruas dhe Gentia Maras, ka pohuar per gazeten se, "une nuk i njihja personat qe plagosa. Une shkova atje se kisha folur me nje grek. Ai ndodhej me personat qe plagosa. Une doja ta takoja pasi i kisha borxh atij shumen e 50 mije eurove. E kam njohur ne Greqi pasi ne shtetin helen kam qene qe ne moshen 14 vjec, kam 14 vjet ne Greqi qe punoje dhe jetoj. Gjate bisedes qe pata me grekun ata nderhyne dhe me ofenduan. Une qellova mbi ta. Nuk i njihja e nuk i njoh. Skam asgje me ta".
Seancat
Forcat policore kane larguar medien nga salla ku po zhvilloheshin seancat. Masat per personat e implikuar ne plagosjen e kater personave eshte zhvilluar nje e nga nje, kjo eshte bere per shkak te masave te rrepta te sigurise qe eshte marre per te shmangur ndonje incident te mundshem. Mesohet se i pandehur Selamaj dhe Toci kane pasur per avokate mbrojtes Edmond Gjema dhe Besnik Zenelin. Ata kane pohuar per medien se duan vetem drejtesi nga trupi gjykues. Gjyqtarja e ceshtjes Adelina Zarka pasi ka degjuar prokuroren e ceshtjes Alda Hoxha e cila ka paraqitur provat e dokumentet para trupit gjykues ka kerkuar "burg pa afat" per te kater personat qe kane ndihmuar autorin e ngjarjes.
Atentati ne lokalin e lagjes Sheq
Borxhi i pakthyer dyshohej se ishte shkaku i atentatit te bujshem te ndodhur ne lagjen "Sheq i Madh", te Fierit, ku mbeti i plagosur vellai dhe nipi i "Ben Qimes", Ahmet dhe Amarildo Isufaj, krushku i tyre, Tomor Jarua dhe Gentian Mara. Policia deklaroi se autori i dyshuar eshte Angjelos Sado, 28 vjec, lindur ne Berat, por banues ne Vlore, i cili u vu ne pranga per akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative". Ne cilesine e proves materiale policia bllokoi automjeti luksoz tip "Benz" dhe dhjete gezhoja te dala nga nje pistolete. Nga kater te plagosurit, ne rrezik per jeten eshte 23-vjecari Amarildo Isufaj, qe ka marre dy plumba ne bark dhe nje ne gjoks, kurse babai, vjehrri dhe shoku i tij jane jashte rrezikut per jeten. Nipi i Arben Isufajt, i arrestuar si i dyshuar per vrasjen e Pirro Kocias, mesohet se eshte derguar ne spitalet e Tiranes per ndihme me te specializuar mjekesore.
Xhemil beharaj