Rama: Berisha deshtoi me arsimin
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkoi dje ne Korce voten per PS qe sipas tij do te jape zgjidhje konkrete per arsimin kur te jete ne qeverisje, ne vend te drames qe e futi qeverisja aktuale. Ne vijim te turit te tij "Rruga e ideve per te ardhmen" para arsimtareve e intelektualeve, Rama kritikoi ashper kryeministrin Sali Berisha se e ka cuar ne nje moment dramatik arsimin dhe edukimin ne vend. "Kjo situate vjen nga keqqeverisja, papergjegjshmeria e skajshme te kryeministrit te vendit, qeverise se tij, kesaj aleance te kalbur te forcave qeveritare, qe gjate ketyre viteve nuk kane qeverisur interesat e vendit dhe te njerezve, por kane qeverisur interesat e ngushta klanore dhe personale, te lidhura me pushtetin si qellim dhe jo si mjet per te realizuar ato qellime per te cilat qytetaret e qytetaret e vendit tone e kane votuar Sali Berishen dhe kete qeveri", u shpreh Rama. Kreu socialist kerkoi qe te gjithe se bashku te angazhohen ne gjetjen e zgjidhjeve per te nxjerre sistemin e arsimit nga kriza ku ka rene e vota e shqiptareve per PS ne 2009 te jete e merituar. "Duhet ta meritojme voten e shqiptareve, duke ofruar zgjidhjet konkrete, realiste, qe do te jene edhe pergjegjesia jone qeverisese", theksoi Rama. Ai kujtoi deklaratat qe kryeministri Berisha beri tre vite me pare, kur kerkoi votat dhe permendte listat e ushqimeve ne dyqane. "Sot, jo vetem listat e ushqimeve jane zgjatur, por ne dyqane jane edhe listat e fletoreve dhe teksteve shkollore, borxhet e prinderve ndaj atyre qe i tregtojne keto fletore e keto tekste, ne pamundesi per te paguar aty per aty instrumentin me fillestar dhe me elementar te arsimimit te femijes, tekstin dhe fletoren, lapsin dhe stilolapsin", permendi Rama. Sipas tij ne ditet e sotme, Shqiperia eshte ende ne kushtet kur 70% e nxenesve qe jetojne ne fshat nuk kane te mundur t'i blejne librat. "Ne jemi te vetedijshem qe vota qe njerezit do te na japin vitin e ardhshem, do te jete ne radhe te pare, vota per te ardhmen e femijeve te tyre dhe nuk mund te kete nje te ardhme te sigurt per femijet e atdheut tone, ne rast se ne nuk i japim nje te ardhme sektorit te arsimit dhe ne rast se ne nuk permiresojme rrenjesisht cilesine e edukimit ne Shqiperi", u shpreh ai. Kreu socialist nuk harroi te permende dhe faktin se jo pak nxenes cdo vit braktisin shkollen. Ky sipas tij eshte nje fenomen qe vjen vetem nga mungesa e te ardhurave per ta perballuar arsimimin financiarisht.
Socialistet, gati strategjine per arsimin ne 2009
Sistemi arsimor dhe permiresimi i tij eshte nje nga pikat kryesore te selise roze per parapergatitjet e fushates elektorale. Ne kete kuader, kreu socialist, Edi Rama vijon turin "Rruga e ideve per te ardhmen" ne rrethet e vendit. Dje nga qyteti i Korces, Rama u shpreh se deri me sot nga takimet me arsimtaret, bisedimet e debatet eshte arritur ne perfundimin se nje nga shqetesimet kryesore eshte pamundesia e pajisjes se nxenesve me tekste mesimore. Sipas kreut socialist, PS do ti jape pergjigjen e duhur shume problemeve dhe pikepyetjeve qe ngrihen ne sistemin arsimor. Po keshtu, shqetesues vleresohet fakti se shume femije e kane te pamundur te ndjekin shkollen per shkak te problemeve ekonomike dhe se braktisja e shkolles vijon e shtohet nga viti ne vit. Programi i PS nis me mbledhjen e informacionit te probleme ne rrethe, analiza e tyre dhe gjetja e zgjidhjeve.
Rozeta Rapushi