E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti ne rrugen Lezhe-Shengjin plagoset polici

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në rrugën Lezhë-Shëngjin, ku ka mbetur i plagosur rëndë një ish efektiv policie 64-vjeçar. Ndue Ziqi ka qenë duke udhëtuar me motorçikletë nga Shëngjini në drejtim të Lezhës, dhe është goditur nga pas nga një automjet me targa të Lezhës që drejtohej nga 28-vjeçari, Altin Hajako. Mësohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara pasi po transportonte dy të sëmurë në Spitali. 64-vjeçari Ndue Ziqi është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë shëndetsore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›