E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce gjendet 69-vjecari u mbyt ne kanal

Është gjetur pas 18 ditësh i vdekur buzë një kanali kullues në afërsi të fshatit Bulgarec, 69-vjeçari Andrea Mustaka.I moshuari ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të familjarëve 18 ditë më parë. Nga hetimet paraprake rezulton se Mustaka është mbytur që ditën që ka rezultuar i humbur dhe mendohet se ai ka qenë i dehur në momentin që ka rënë në kanal pasi njihej si konsumator i alkoolit.Vetëm pas rënies së nivelit të ujërave në kanalin kullues është bërë e mundur gjetja e rastësishme e trupit të 69-vjeçarit edhe pse policia dhe të afërmit kishin kryer kërkime intensive. 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›